Niveli qendror dhe komunat nuk kanë mjaft burime njerëzore për reagim ndaj situatave emergjente

Niveli qendror dhe lokal nuk kanë arritur të sigurojnë burimet njerëzore dhe teknike të mjaftueshme për reagim ndaj situatave emergjente/vërshimet.

Në gjetjet e Zyrës Kombëtare të Auditimit (ZKA) e cila ka kryer auditimin e performancës “Parandalimin dhe reagimin e situatave emergjente – Vërshimet”,  thuhet se, ka mungesë të burimeve njerëzore dhe teknike të ndihmës dhe shpëtimit.

ZKA potencon se, nuk është e funksionalizuar Njësia për intervenime të specializuara për shpëtim nga ujërat e thella (zhytje). Aktualisht këto njësi janë pjesë e zjarrfikësve dhe e kanë si punë sekondare pjesën e shpëtimeve në ujëra sipërfaqësore.

Për momentin, Forca e Sigurisë së Kosovës është e vetmja që merret me pjesën e kërkim-shpëtimit në ujëra të thella. Po ashtu, nuk është bërë verifikimi i aftësisë psiko-fizike të antarëve të Njësive Profesionale të Zjarrëfikjes dhe Shpëtimit.

Auditori thekson se në mungesë të kapaciteteve njerëzore dhe teknike është e pamundur ngritja e gatishmërisë reaguese në nivel më të lartë dhe e vështirëson operimin dhe reagimin e shpejtë dhe efikas në rast të fatkeqësive natyrore apo fatkeqësive tjera.

Sipas ligjit në fuqi duhet të jenë 1,188 zjarrfikës të trajnuar dhe të gatshëm për reagim, bazuar në numrin e banorëve rezidentë. Aktualisht janë 766 zjarrfikës aktivë në tërë territorin e Kosovës.

 

Pajisjet e zjarrfikësve të komunës së Gjakovës e kanë kaluar afatin e tyre të përdorimit