Mbi 70 % e pronave të Komunës, shfrytëzohen pa kontrata valide
Nga gjithsej 109 prona apo toka që evidentohen në regjistrin e Komunës dhe janë pronë e komunës, Auditori gjeti se 77 prej tyre shfrytëzohen me kontrata të skaduara që i bie më shumë se 70 për qind e pronave të Komunës së Dragashit.
“Në regjistrin e Komunës së Dragashit figurojnë 109 prona/toka të cilat janë në shfrytëzim, toka është e komunës ndërsa objektet ishin ndërtuar nga shfrytëzuesit. Prej tyre 26 prona janë me kontrata para viteve 2006 dhe 77 prona tjera shfrytëzohen me kontrata të skaduara, që nga viti 2002 deri 2017. Edhe përkundër shkresave, njoftimeve të kohëpaskohshme dhe pajtimit të shfrytëzuesve për pagesën e borxhit, Komuna nuk ka ripërtërirë kontratat apo nuk ka kontraktime përmes procedurave”, thuhet në të gjeturën e raportit të ZKA.
Për këtë çështje auditori kishte rekomanduar edhe në vitin e kaluar mirëpo komuna nuk kishte marr masa.
Sipas auditorit, shfrytëzimi i pronave pa kontratë valide mundë të shkaktojë humbje financiare dhe mundësinë për t’u siguruar se prona publike menaxhohet si duhet. Andaj kryetarit iu rekomandua t’i shtoj kontrollet.
“Kryetari i komunës duhet të shtojë kontrollet lidhur me dhënien në shfrytëzim të pronës komunale duke vlerësuar të gjitha kontrata. Njëherit të sigurojë së dhënia e këtyre pronave në shfrytëzim bëhet sipas kërkesave të ligjit për shfrytëzim dhe këmbimin e pronës së paluajtshme të komunës”, rekomandon Auditori.
Këtë të gjetur Auditori e bazon në Ligjin nr.06/L-092 për Dhënien në Shfrytëzim dhe
Këmbim të Pronës së Paluajtshme Komunale.
Përmes letër konfirmimit drejtuar Zyrës Kombëtare të Auditimit (ZKA), kreu i Komunës së Dragashit, Shaban Shabani, konfirmoj se e ka pranuar raportin dhe është pajtuar me të gjeturat e raportit pa ndonjë koment për përmbajtjen e raportit të auditimit për Pasqyrat Financiare Vjetore të vitit 2020 të Komunës së Dragashit.
KALLXO.com raportoi se borxhet e qytetarëve ndaj Komunës së Dragashit deri vitin 2020, arritën në 2,029,219 euro. Borxhi kryesisht i përket tatimit në pronë, taksës komunale në biznese dhe shfrytëzimit të pronës komunale. Vetëm në vitin 2020, borxhi është rritë për 5 për qind apo mbi 101 mijë euro më tepër
Komuna kurrsesi t’i mbledh borxhet, kalon 2 milionë euro shuma e tyre
Gjithashtu janë hiç më pak se 71 kontrata, në këtë rast të prokurimit që Komuna e Dragashit e udhëhequr nga Shaban Shabani, i nënshkroi duke i ikur procedurës së hapur të prokurimit.
Në Dragash u nënshkruan 71 kontrata pa procedurë të hapur të prokurimit