Foto: KALLXO.com

LIVE - Debat për gjetjet dhe rekomandimet e Auditorit në Komunën e Suharekës

Në Komunën e Suharekës po mbahet debat për gjetjet dhe rekomandimet e Zyrës Kombëtare të Auditimit në këtë komunë.

Visar Prebreza nga Rrjeti Ballkanik për Gazetari Hulumtuese (BIRN) prezantoi gjetjet kryesore që burojnë nga raporti i Auditorit dhe analizës së BIRN-it në katër vitet e fundit.

Ai shtoi se një prej problematikave është  se  janë rreth 5 milionë euro borxhe që qytetarët i kanë komunës dhe se ato kanë të bëjnë me tatimin në pronë si dhe taksën komunale.

Prebeza po ashtu shtoi se problem tjetër që tregojnë gjetjet e Auditorit është edhe çështja e pronës.

‘’Është shqetësuese ky rast, në raport të Auditorit theksohet  se zyrtari që ka qenë i anagazhuar për futjen e të dhënave, nuk ka qenë i trajnuar. Duhet me ditë qeto pasuri që i kemi , qeto investime komunale që behën , ka po shkojnë, dhe sa po shpenzohen’’ ka thënë Prebreza.

Kurse, Shkëlqim Xhema nga Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) tha se rëndësia e raporteve të tyre qëndron në identifikimin e dobësive  në sistemet qeverisëse përkatësisht në sistemet financiare dhe zbatimi i rekomandimeve shërben si mekanizëm për sajimin e këtyre dobësive.

Duke folur për gjetjet për Komunën e Podujevës, ai shtoi se kanë gjetur disa mangësi.

“Këto mangësi ka të bëjnë me dobësitë në fushën e të hyrave, llogarive të hartuese, në fushën e subvencione, mallrave, investimeve kapitale dhe menaxhimin e pasurisë’’ ka shtuar Xhema.

Sipas tij, çështje tjetër që e kanë trajtuar dhe është pjesë e raportit final ka të bëjë me keq klasifikimin e shpenzimeve.

‘’Kjo po rrjedh si rezultat i planifikimit dhe buxhetimit  te mjeteve jo sipas kërkesave , dhe këto probleme po përcillen vit pas viti, kjo çështje nuk e prek vetëm Suharekën  por edhe komunat tjera’’ ka shtuar tutje ai.

Kryetari i Komunës së Suharekës Bali Muharremaj, është zotuar se do të punojnë për adresimin e rekomandimeve të Zyrës Kombëtare të Auditimit (ZKA) për këtë komunë.

“Ne si komunë kemi filluar me punë me gjashtë rekomandimet që i kemi marr dhe nuk do të ndalem duke punuar”, tha ai në debatin që  po mbahet sot për gjetjet dhe rekomandimet e Auditorit, organizuar nga Rrjeti Ballkanik për Gazetari Hulumtuese – BIRN.

Muharremaj tha se viti i kaluar ka qenë vit shume me probleme dhe me shumë ngarkesa.

“Prej rekomandime te cilat janë gjetur nga auditori në dy prej tyre nuk pajtohem. Prej vitin 2017 kanë qenë 14 rekomandime, dhe ne si Komunë kemi ra në gjashtë rekomandime. Nën një kemi problem me  kompania publike për mirëmbajtën e qytetit dhe fshatrave,  ku këtë vit tre herë e kemi prezantuar në asamble tre herë nuk na është pranuar nga zyra e financave.  Ndërsa problemi tjetër është pranimi i punëtoreve me Caritas Kosova të QKMF-ja, ku kemi rritur numrin e infermierëve dhe mjekëve ku pasi që kemi pasur nevoje vjet, parvjet kemi edhe sivjet nevojë”, tha ai.

I pari i komunës ka theksuar se  rreth 40  mjekë të komunës së Suharekës janë larguar për specializim, dhe për këtë arsye kanë pas probleme për ta mbuluar territorin.

“Sa i përket borxheve, plotësisht pajtohem, këtu kemi një grup të asamblistëve nga opozita që kanë formuar një komision ne asamble komunale të cilët janë ndal në teren dhe kanë bërë regjistrimin e të gjitha pasurive dhe borxheve dhe këto ne i kemi publiku në faqen  e Komunës.  Shumë shpejtë do të marrim masa komfor ligjeve që janë në fuqi”, tha ai.