Gazmend Muhaxheri - Kryetar i Pejës

Gazmend Muhaxheri flet për asfaltimin e rrugëve të Pejës ku nuk kanë qenë tokat e shpronsuara

 

Në debatin e sotëm për gjetjet dhe rekomandimet e Auditorit në komunën e Pejës, kryetari Gazmend Muhaxheri foli për gjetjet e të paktën dy rrugëve të asfaltuara ku nuk kanë qenë tokat e shprosuara.

Muhaxheri tha se rrugët dhe rrugicat që janë të regjistruara në komunën e Pejës janë të regjistruara në vitin 1930, dhe prej atëherë janë hap rrugë të reja por bartjet nuk janë bërë në kadaster.

“Me nis me i kry na procedurat e shpronsimit kish me qenë procedurë shumë e gjatë, për atë arsye ne shumicën e rrugëve që i kemi asfaltuar është bërë asfaltimi i rrugëve ekzistuese, nuk jemi hi me i qel rrugën e re por janë asfaltuar rrugët ekzistuese në fshatra”, tha Muhaxheri.

Ai tha se që është identifikuar problemi i rrugës të Maja e Zezë.

“I kemi kryer procedurat e shpronësimit, e kemi dërgua procedurën në asamble, ka kaluar por i kemi paguar vetëm 1 nga 32 shpronsimet e nevojshme sepse tokat që duhet të shpronësohen nuk janë në emër të pronarit të tashëm që duhet me u konpenzu”, tha ai.

Muhaxheri tha se personat do të kompenzohen kur të kryhet procesi i shpronësimit.

Në gjetjet e auditorit për asfaltimin e të paktën dy rrugëve ku nuk kanë qenë tokat e shpronsuara thuhet se është rrezik që në të ardhmen me u padit si komunë.