Spitali i Vushtrrisë

Auditori: Spitali i Vushtrrisë ka blerë oksigjen pa procedura të prokurimit

Spitali i Vushtrrisë ka blerë oksigjen pa procedura të prokurimit për nevojat gjatë pandemisë.

Sic thuhet në raportin e auditorit për Shërbimin Spitalor Klinik Universitar të Kosovës kishte blerë oksigjen në vlerë prej 20 mijë e 709 euro.

Sipas nenit 21.2 të Rregullores Financiare 01/2013- MF, Shpenzimi i Parave Publike, “Shpenzimet që nuk kërkojnë prokurim janë: Pagat, shpenzimet e paguara me para ‘e imët’, avancat për udhëtime, komunalit, subvencionet dhe Transferet, transaksionet ndërdepartamentale”, ndërsa blerja e oksigjenit duhet të kalojë përmes procedurave prokuruese.

Në raport po ashtu thuhet se pagesa është ekzekutuar përmes vendimeve gjyqësore, pasi që zyrtarët përgjegjës për procedim të pagesës nuk kanë kryer pagesën dhe OE ka dërguar lëndën te përmbaruesi privat dhe ka fituar rastin.

Sipas Drejtorit të Administratës në Spitalin e Vushtrrisë nevojat emergjente për shkak të situatës së krijuar me COVID kanë shtyrë spitalin që të kërkojnë zgjidhje rreth sigurimit të oksigjenit.

Blerja e oksigjenit pa procedura të prokurimit përveç që është në kundërshtim me rregulloren, ka ndikuar edhe në shpenzime shtesë pasi që spitali nuk ka kryer pagesën dhe OE ka dërguar lëndën te përmbaruesi privat dhe ka fituar rastin.

ZKA ka rekomanduar Bordin Drejtues dhe Drejtorin e Spitalit se duhet të sigurojnë se në rastet emergjente të shpenzimeve të përdorin procedurën e negociuar sipas Ligjit të Prokurimit.