Logo, MPMS

Auditori: Nga skemat sociale përfituan edhe persona të punësuar

Kontrolle jo efektive në menaxhimin e subvencioneve ka evidentuar Zyra Kombëtare e Auditimit në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, sipas raportit për vitin 2019.

Sipas raportit nga kjo ministri, nga skemat dhe ndihmat sociale kanë përfituar persona të cilët punojnë apo realizojnë të ardhura personale.

Vlera e këtyre pagesave për vitin 2019 ishte 124 mijë e 632 euro.

 

Burimi: ZKA

“Kjo kishte ndodhur për shkak të deklarimeve të mëvonshme që bëhen në ATK dhe që reflektohen në muajt përkatës, për të cilat nuk kishte informata në kohën kur ishin bërë krahasimet mujore nga ana e ministries”, thuhet në raport.

Gjithashtu në MPMS u bën pagesa të pensioneve pas vdekjes së përfituesve, vlera e të cilave ishte 142 mijë e 345 euro.

Kjo sipas Auditorit, kishte ndodhur për arsye se regjistrimi i vdekjeve në Agjencinë për Regjistrim Civil ishte bërë me vonesë dhe për këto raste Ministria nuk ishte në dijeni.

Sipas ZKA-së, mbajta e personave të vdekur në listat e përfituesve të pensioneve si dhe përfitimi i pensioneve nga personat e punësuar dëmtojnë buxhetin e ministisë.

Burimi: ZKA

“Ministri duhet të siguroj forcimin e kontrolleve të brendshme përmes komunikimit në kohë reale në mes të regjistrave me regjistrin civil, krahasime sistematike të listave të përfituesve me informatat e marra nga ATK si dhe të krijoj një komunikim më efektiv ndërmjet data bazave të skemave pensionale”, rekomandon Auditori.