’Atomi’, me Premtime për Përkrahje Presidenciale

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka pritur në takim drejtuesit e “Atomit”,  institut që bën identifikimin e personave me intelegjencë të jashtëzakonshme dhe punon në zhvillimin e kapaciteteve të tyre intelektuale.

Në një komunikatë të lëshuar nga Presidenca thuhet se Thaçi u zotua se institucionet shtetërore do t’i mbështesin vazhdimisht projektet për përkrahjen e talentëve të rinj.

“Projektet që synojnë përkrahjen e rinisë kosovare, veçanërisht nxënësve të talentuar, do të ketë gjithmonë mbështetjen e institucioneve shtetërore të Kosovës”, tha presidenti Thaçi.

Ndërkaq , drejtori ekzekutiv i këtij instituti, Jusuf Thaçi tregoi për sukseset e arritura nga nxënësit që janë pjesë e projektit.

“Nxënësit që kanë kaluar në projektin “Atomi” kanë shënuar suksese në botë, së fundi edhe duke fituar medaljen e bronztë në Olimpiadën Ndërkombëtare të Matematikës”,  theksoi Thaçi.

Në anën tjetër Edona Zogu, përgjegjësja për komunikim e ‘Atomi-t’, deklaroi se instituti ka nevojë për përkrahje financiare për të vazhduar punën.

KALLXO.com ka raportuar edhe më herët për problemet me të cilat përballet ky institut.

http://kallxo.com/atomi-nje-tjeter-sukses-nderkombetar-pa-perkrahje-shteterore/