ATK, u mban seminar gjyqtarëve e rinj

Administrata Tatimore e Kosovës, në bashkëpunim me Akademinë e Drejtësisë, ka organizuar Seminar për gjyqtarët e rinj me temën: “Informata të përgjithshme për funksionimin e tatimeve në Kosovë”.

“Qëllimi i mbajtjes së këtij seminari ishte që pjesëmarrësit të njoftohen për së afërmi, lidhur me funksionimin e Tatimeve në Kosovë, gjegjësisht Procedurat e Administratës Tatimore të Kosovës, Tatimin mbi Vlerën e Shtuar, Tatimin në të Ardhura Personale, Tatimi në të Ardhura të Korporatave, duke përfshirë edhe të gjitha tatimet e mbajtura në burim, si: Tatimi në Paga, Kontributet Pensionale, etj. Për të gjitha temat e lartë cekura janë pasqyruar edhe shembujt praktik për trajtimin e tyre”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga ATK-ja.

Me tej ATK njofton se materiali i prezantuar në këtë seminar, është në dispozicion të tatimpaguesve në ueb-faqen e ATK-së:

www.atk-ks.org tek linku Multimedia-Materiale & Prezantime – “Seminar/Trajnim për Gjyqtarët”.

Në këtë seminar nga përfaqësuesit e ATK-së, janë prezantuar/trajtuar temat, si në vijim:

Administrata Tatimore dhe Procedurat;

Tatimi mbi Vlerën e Shtuar;

Tatimi në të Ardhurat Personale;

Tatimi në të Ardhurat e Korporatave.