Ilustrim

ATK në pesë muajt e parë 2018-të mblodhi 193.5 milionë Euro

Administrata Tatimore e Kosovës ka njoftuar se vetëm në muajt janar- maj të këtij viti ka mbledhur mbi 193 milion euro të hyra.

Sipas njoftimit, performanca e të hyrave tatimore është me trende pozitive, ka rritje të vazhdueshme në të gjithë muajt e vitit, si në raport me planin, poashtu edhe në raport me të njëjtën periudhe të vitit të kaluar. Përkushtimi i menaxhmentit të ATK-së në zbatimin e planeve operative dhe planeve të trajtimit të rrezikut të hartuara për këtë vit,  janë në linje të plotë me Strategjinë 2015-2020,  si dhe synimet e Qeverisë për ngritjen e përmbushjes tatimore.

“Administrata Tatimore e Kosovës, vetëm për muajt Janar–Maj 2018 nga të hyrat e rregullta ka mbledhur 193.5 milion euro, në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar kemi rritje për 26.1 milion euro apo 15.6 %.  Ndërsa, në raport me planin janë mbledhur 13.3 milion euro apo 7.4 % më shumë të hyra se plani i paraparë. Po ashtu, gjatë kësaj periudhe janë arkëtuar mbi 65.1 milion euro të hyra për Fondin e Kursimeve Pensionale të Kosovës (FKPK)”, thuhet në njoftimin e ATK-së.