Aparate të lojërave të fatit | Foto: KALLXO.com

ATK mbyll 11 lokale të lojërave të fatit

Administrata Tatimore e Kosovës, ka njoftuar se rezultat janë mbyllur 11 lokale të lojërave të fatit, të cilat aktivitetin e tyre e kanë zhvilluar duke mos ju përmbajtur kritereve të Ligjit për Lojërat e Fatit.

Siç njofton ATK përmes një postimi në ‘Facebook’, nga parregullsitë e konstatuara janë lëshuar 13 gjoba, në vlerë 54,000 euro, përveç gjobave janë konfiskuar edhe 2 pajisje të kësaj veprimtarie.

“Divizioni i Lojërave të Fatit, do të vazhdoj me aksione të tilla në çdo kohë, bazuar në autorizimet që i jep Ligji Nr.04/L-080, për Lojërat e Fatit”, paralajmëron ATK në këtë njoftim.

Gjithashtu, i bëjnë thirrje qytetarëve që të raportojnë në ATK, rastet për të cilat dyshohen se ushtrojnë veprimtarin e lojërave të fatit jashtë ligjshme.