Nga një prezantim i ATK-së

ATK Mbledh të Hyra më Shumë se sa Kishte Planifikuar

Rreth 78.9  milion euro janë mbledhur gjatë muajit janar dhe shkurt nga të hyrat e rregullta në Administratën Tatimore të Kosovës.

Sipas ATK-së në krahasim me periudhën e njejtë të vitit të kaluar ka rritje të hyrave të rregullta, për 10.6 milion euro.

“ Gjatë kësaj periudhe janë arkëtuar mbi 23.1 milion euro të hyra për FKPK.  Pra, gjithsej të hyra gjatë kësaj periudhe raportuese (Tatimet, FKPK dhe nga të hyrat e njëhershme nga FKPK) janë në vlerë prej mbi 111.9 milion euro” thuhet në njoftimin e ATK-së.

Sipas ATK-së rezultat për rritjen e të hyrave janë avancimi i shërbimeve ndaj tatimpaguesve, të cilat kanë lehtësuar në masë të madhe deklarimin dhe pagesën e tatimeve, si dhe kanë ngritur nivelin e përmbushjes vullnetare.

Po ashtu, këtu rol të rëndësishme ka edhe pjesa e legjislacionit tatimor, përmes së cilit bëhen përpjekje të vazhdueshme që të krijohet një infrastrukturë e mirë ligjore.