ATK-ja me 88 milionë euro të hyra për dy muaj

Administrata Tatimore e Kosovës për dy muajt e parë të vitit 2019 ka inkasuar 88.4 milion euro, ndërsa krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, janë mbledhur 12 për qind më shumë apo 9.5 milion euro.

Sipas njoftimit të ATK-së, rritja e të hyrave është rrezultat i avancimit të shërbimeve ndaj tatimpaguesve, si dhe është rritur niveli i përmbushjes vullnetare.

“Po ashtu, këtu rol të rëndësishëm ka edhe rritja e aktiviteteve në teren e sidomos ndërmarrja e veprimeve për mbledhjen e borxheve tatimore, të cilat aktivitete do të intensifikohen edhe më shumë ditëve në vijim”, thuhet në njoftimin e ATK-së.