ATK-ja anulon konkursin për zëvendësdrejtorë

 

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK), ka njoftuar sot se ka anuluar konkursin për  tre pozita për zëvendësdrejtorë.

Sipas njoftimit të ATK-së, është anuluar konkursi për zëvendësdrejtor të Përgjithshëm për Operacione, zëvendësdrejtor të Përgjithshëm për Programe dhe Procedura dhe zëvendësdrejtor të Përgjithshëm për Mbështetjen për Programe dhe Procedura.

Në njoftimin e ATK-së nuk është përmendur se pse është ardhë deri tek anulimi i konkursit.

Ditë më parë KALLXO.com, ka shkruar për lidhjet e drejtorëve të Administratës Tatimore me bizneset:

Lidhjet e drejtoreve të ATK-së me bizneset

.