ATK grumbullon informata nga stafi për bizneset e familjarëve

Administrata Tatimore e Kosovës me anë të një komunikate për media ka njoftuar se nga muaji janar i këtij viti e deri më sot,  ka ndërmarrë një varg aktivitetesh me qëllim të parandalimit të konfliktit të interesit në administratën tatimore.

ATK njofton se deri me tani ka realizuar disa aktivitete, duke përfshirë grumbullimin e deklaratave të stafit për familjarët e zyrtarëve të ATK-së, që kanë biznese, familjarët e tyre që ushtrojnë veprimtari të kontabilitetit si dhe deklarimin e pasurisë ku pasqyrohen të dhënat kontraktuale.

ATK njofton edhe se gjatë kësaj periudhe janë mbajtur trajnime për udhëheqësit, në lidhje me parandalimin e konfliktit të interesit, si dhe ku ka pasur dyshime për konflikt interesi ka zhvilluar hetime.

Sipas këtij njoftimi ATK ka mbajtur edhe punëtori lidhur me nxjerrjen e rregullores për parandalim të konfliktit, e cila rregullore do të shërbeje si modele për institucionet.

ATK fton të gjithë qytetarët se për çdo informacion që kanë për sjellje jo të mira apo mbajtje të librave të kontabilitet në lidhje me stafin e ATK-së t’i denoncojnë  përmes  linjës pa pagës 0800-80-800.