Objekti i ATK-së | Foto: KALLXO.com

ATK denoncon llogaritë fiktive të hapura me emër të saj në 'Facebook'

Administrata Tatimore e Kosovës ka njoftuar se nëpër rrjetet sociale janë hapur disa llogari në emër të ATK-së, përmes së cilave po keqinformohen qytetarët.

“Administrata Tatimore e Kosovës ka njofton të gjithë qytetarët se në rrjetin social Facebook janë hapur disa llogari në emër të ATK-së, të ngjashme si kjo https://www.facebook.com/kuponatfiskal/”, thuhet në njoftimin e ATK-së.

“Ne ju bëjmë më dije se e vetmja llogari zyrtaren në Facebook e ATK-së është kjo https://www.facebook.com/rks.atk/ krejt çka ju intereson të dini rreth aktiviteteve të administratës tatimore,  mund ti gjeni në këtë llogari, si dhe në ueb-faqen zyrtare www.atk-ks.org.  Po ashtu, njoftojmë të gjitha personat të cilët menaxhojnë këto faqe, se ATK do të ndërmerr veprime ligjore”, përfundon njoftimi i ATK-së.