Foto: Kallxo.com

Ati Sava Janiç ndërlidh vrasjen e Ivanoviqit me zhvillimet e fundit

Në një postim të tij në rrjetin Twiter ati Sava Janiç ka kujtuar Oliver Ivanoviqin duke thënë se po të ishte ai gjallë do e mbronte popullin e tij.

“Nëse dikush nga serbët deri tash nuk e ka pasur të qartë, tash nuk mund ta keni më shumë të qartë pse u desht të shkojë Oliver Ivanoviq. Në këtë situatë tragjike, ai sigurisht nuk do të heshtte, por do ta mbronte me guxim popullin e tij. Po na mungon shumë të gjithëve! Jam krenar që e kam pasur mik” ka shkruar Janiç në Twiter. Reagimi i tij vjen në kohën kur presidenti serb Aleksandër Vuçiq dhe ai i Kosovës Hashim Thaçi kanë nisur deklaratat për marrëveshjet historike në mes Kosovës dhe Serbisë. Oliver Ivanoviç u vra në Mitrovicë muaj më parë në rrethana ende të panjohura.

10 Gusht 2018 - 19:31

Kreshnik Gashi 10/08/2018 - 19:31
NDËRVEPRIMI0
Prishtina Insight
NA NDIQNI

Send this to a friend