Ateron një aeroplan nga Turqia, priten të kthyerit nga Siria

Një aeroplan nga Turqia ka ateruar para pak çastesh në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës përderisa forca të mëdha policore si dhe ekipe mjekësore po qëndrojnë në mjediset e Aeroportit.

Besohet se kjo prani policore është bërë për shkak se aty po pritet ardhja e disa grave dhe fëmijëve të cilët kanë qenë duke qëndruar në Siri gjatë luftës atje, bashkë me burrat përkatësisht baballarët e tyre nga Kosova.

Më herët KALLXO.com raportoi se forca të shumta policore nga Njësia Speciale kanë rrethuar Aeroportin e Prishtinës, më saktësisht vendi ku gjendet zona VIP.

Policia ende nuk ka dhënë detaje se pse është kjo prani e Policisë në Aeroport.

FOTO – Forca policore në Aeroport, kthehen kosovarët nga Siria

Në anën tjetër, KALLXO.com mëson se disa persona janë duke u kthyer nga Siria në Kosovë.

Gjithashtu, autoambulanca e autobusë kanë hyrë në Aeroport me qëllim që t’i marrin të rikthyerit.

Policia i ka thënë ekipit të KALLXO.com që po qëndron në Aeroport të mos rrijë para hyrjes VIP.

20 Prill 2019 - 00:03

Adelina Ahmeti 20/04/2019 - 00:03
NDËRVEPRIMI0
Prishtina Insight
NA NDIQNI

Send this to a friend