Foto: Ilustrim

Atentat me tritol në Vlorë, plagoset rëndë biznesmeni i ndërtimeve

Agron Allushaj, 48-vjeç, mbeti i plagosur rëndë në një atentat, ndërsa një sasi eksplozivi shpërtheu në makinën e tij ndërsa ai ndodhej në timon.

Ngjarja ndodhi pranë rrugës transballkanike në Vlorë.

Policia e Vlorës bëri me dije se eksplozivi ishte vendosur në makinën e të plagosurit dhe shpërtheu rreth orës 16.30 të së premtes.

Agron Allushaj, i cili njihet si sipërmarrës ndërtimi dhe pronar  guroresh, ndodhej brenda makinës të tipit “Benz” me targa AA703NG. Ai është dërguar menjëherë në spital.

Mjekët bënë me dije se Allushaj është në gjendje të rëndë ndërsa ka dëmtime  në të dyja këmbët.

Dëshmitarë thanë se shpërthimi i fortë ndodhi në momentin kur automjeti po dilte nga një lavazh.

Policia ka nisur hetimet në lidhje me këtë atentat, ndërsa paraprakisht njoftohet se biznesmeni nuk ka precedentë penalë.

48- vjeçari i cili ndodhet në reanimacionin e spitalit është vëllai i ish-drejtoreshës së hipotekës së Vlorës.

Policia ka shoqëruar për të marr në pyetje gjithë punonjësit e lavazhit dhe ka sekuestruar kamerat e sigurisë. (reporter.al)