Digjet autobusi

Asnjë person i lënduar nga djegia e autobusit të linjës Prishtinë- Gjilan

Sot rreth orës 9 është djegur një autobus në magjistralen Prishtinë- Gjilan, saktësisht në fshatin Slivovë.

Policia në rajonin e Prishtinës  ka njoftuar se autobusi është djegur tërsisht, por nuk ka persona të lënduar.

“Policia po vazhdon me veprimet e  nevojshme hetimore për sqarimin e të gjitha rrethanave që kanë të bëjnë me rastin: thuhet në njoftimin e policisë.

KALLXO.com ka raportuar në mëngjes për djegien e autobusit.

https://kallxo.com/digjet-autobusi-po-udhetonte-rruges-gjilan-prishtine-foto/