MInistria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit - Foto: Atdhe Mulla

“Askushi”-Drama që Fitoi

Lajmin për çmimet për dramë i bëri të ditur Ministria Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Çmimet për Dramën Origjinale Shqipe kanë emrin e ish-aktores Katarina Josipi.

Sipas Ministrisë së Kulturës çmimin e dytë e mori drama “Një botë më tutje” e autorit Ardian-Christian Kyçyku kurse me çmimin e tretë është vlerësuar drama “Shtrati me gozhda” e autorit Pashtrik Brahaj.

“Të tre laureatët shpërblehen financiarisht. Çmimi i parë ka vlerën prej 3600 euro, i dyti 2400 euro dhe çmimi i tretë ka vlerën e 1200 eurove,” thuhet në komunikatën e Ministrisë së Kulturës.

Ministria e Kulturës tregon edhe se si veprohet më tutje me dramat që fituan.

“Në bazë të rregullores, drama që ka fituar çmimin e parë konsiderohet si dramë potenciale për inskenim në Teatrin Kombëtar të Kosovës, ndërkaq të tria dramat fitojnë të drejtën e leximit skenik në TKK dhe të botimit,”vijon njp[ofrimi i ministrisë.

Në këtë konkurs kishin konkurruar gjithsej 14 drama, kurse në juri kanë qenë Besim Rexhaj, Bislim Muçaj, Agim Selimi, Agon Myftari dhe Zeta Bahtiri.

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka bërë të ditur së ndarja e çmimeve për tri dramat më të mira do bëhet përmes një ceremonie të organizuar nga MKRS-ja.

Kurse, konkursi për Dramën më të mirë Origjinale Shqipe për këtë vit pritet të shpallet në ditët në vijim.