FOTO: BIRN

'Askush nuk ju dëgjon': Migrantët, refugjatët rrahen në kufijtë e Ballkanit

Një fabrikë e përdorur në Sid, tani shërben si strehë për migrantët dhe refugjatët.

Migrantët dhe refugjatët thonë se vazhdojnë të përballen me dhunë nga autoritet e policisë gjatë përpjekjes së tyre për të kaluar në Gadishullin Ballkanik.

Do të duhej ta kishin mbyllur. Por migrantët dhe refugjatët nga Lindja e Mesme, Azia dhe Afrika ende po kalojnë përmes Gadishullit Ballkanik në rrugën që shpie drejt Evropës Perëndimore. Shumë prej tyre raportojnë veprime brutaliteti nga ana e policisë.

Në prill të këtij viti, rreth 3.600 emigrantë dhe refugjatë – kryesisht nga Afganistani dhe Irani – u regjistruan në Serbi, sipas Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Refugjatë, UNHCR.

Bosnja vitin e kaluar ka regjistruar 25,000, ndonëse vetëm 3,500 zgjodhën të qëndronin aty, ndërsa pjesa tjetër kaloi shpejt në shtetin fqinj, Kroacinë, e cila është pjesë e Bashkimit Evropian.

‘No Name Kitchen’, NNK, një OJQ që ndihmon emigrantët dhe refugjatët, thotë se dhuna policore është në rritje.

Midis majit 2017 dhe majit të vitit të kaluar, OJQ ‘NNK’ ka regjistruar 215 raste të kthimit prapa nga policia kroate në Serbi, nga të cilat 45 për qind kishin të bënin me dhunë fizike.

Midis majit 2017 dhe dhjetorit të vitit të kaluar, nga Kroacia në Bosnje kishte 141 raste të kthimit prapa, raportoi OJQ ‘NNK’, nga të cilat 84 për qind kishin të bënin me dhunë fizike.

Autoritetet kroate mohuan se policia ka përdorur dhunën kundër migrantëve dhe refugjatëve, duke u thënë BIRN-it se akuza të tilla shpesh janë bërë.

Gazetarët e BIRN-it folën me një numër refugjatësh dhe emigrantësh në Serbi, Bosnjë dhe Slloveni për përvojat e tyre me policinë kroate. Shumica zgjodhën të identifikoheshin vetëm me emrat e tyre të parë.

Ahmedi: “Askush nuk ju dëgjon”

“Ata ia ngrisin zërin muzikës shumë pastaj fillojnë të na rrahin, një nga një. Me shkopinj, shkopinj elektrike …,” thotë Ahmedi, një maroken i cili e kishte kaluar muajin e fundit në një kamp migrantësh në qytetin e vogël kufitar serb të Sid.

Ahmedi thotë se ai kishte provuar disa herë për të kaluar kufirin e afërt në Kroaci, duke e aplikuar provë të hidhur, e njihur si “loja” në mesin e migrantëve dhe refugjatëve, por secilën herë ishte kthyer prapa nga policia kroate.

“Ata më kapin dhe më kthejnë prapa, më rrahin dhe më kthejnë prapa”, tha ai për BIRN. “Ata dalin nga makina, një nga një dhe fillojnë të bëjnë ashtu derisa të fillosh së bërtituri dhe askush nuk mund të të dëgjojë”, thotë ai.

 

Aliu: ‘Policia janë të pashpirt”

Aliu dhe një grup miqsh ia kishin dalë të shkonin në Kroaci nga Bosnja në muajin prill dhe për gjashtë ditë kishin vazhduar rrugën në drejtim të Sllovenisë.

“Zyrtarët e policisë na kapën dhe më pas na sollën në stacionin e policisë dhe për katër orë të plota ne sihim në stacionin e policisë ku mbaheshim si të burgosur dhe pas kësaj … ata na rrahën”, tha ai për BIRN në qytetin boshnjak veriperëndimor të Bihacit, një qendër për migrantët dhe refugjatët që përpiqen të kalojnë kufirin kroat.

“Policia janë të pashpirt. Ata nuk duan të shohin këta djemë si qenie njerëzore. Kjo është me të vërtetë diçka e tmerrshme “.

Nue: ‘Unë nuk kam vend timin”

Disa nga ata, të cilët folën për BIRN-in, thanë se po iknin për shkak të represionit në vendet e tyre.

Nue, një palestinez tashmë i bllokuar në Sid, tha: “Vendi im, unë nuk kam një vend, sepse jam nga Palestina … Unë kam letërnjoftimin sa për të thënë që jam nga Palestina”.

“Kur ai [zyrtari policor] më kap, ai e pëlqen pse e bën një gjë të tillë”, tha ai, duke e imituar momentin e rrahjes. “Duhet të rri në çadër, sepse ndoshta kam një problem në kokën time, sepse [rrahja ishte] shumë e fortë”.

Nue tha se ai tani po flinte në rrugë.

Një tjetër njeri, në qendër të Sid, tha se policia ishte e dhunshme po ashtu edhe ndaj gruas së tij, e cila ishte nëntë muaj shtatzënë në momentin kur BIRN bisedonte me çiftin.

“Ata nuk e kanë dert nëse ajo është shtatzënë apo jo,” tha ai. “Ata janë pa tipare njerëzore, e kupton. Kurrë nuk kam parë njerëz të tillë. ”

 

Muhamedi: Lëndime të vjetra e të reja

Muhamedi, nga Tunizia, tha se ishte qenë në Serbi për gjashtë javë dhe ishte rrahur nga policia në kufirin kroat.

“Ata bëjnë me ju gjithçka”, tha ai duke i treguar lëndimet për të cilat ai tha se i ishin shkaktuar një ditë më parë nga policia kroate.

Muhamedi tha se ai ishte rrahur për 10 minuta dhe pastaj e kishin kthyer në Serbi.

“Secilën herë, duke bërë këtë, secilën herë, shikoni, kjo e vjetër dhe kjo e re,” tha ai, duke treguar për mavijosjet dhe prerjet.

Khalidi: Ishte e nevojshme

Në një kamp migrantësh në Slloveni, Khalidi, nga Eritrea, tha se ishte dëbuar në Bosnjë për tetë here radhazi.

“Unë erdha në Lubjanë, në këmbë,” tha ai.

“[Policia kroate] më deportoi tetë herë – katër herë në [Velika Kladusa] dhe katër herë në Bihac. Na kanë rrahur dhe na kanë marrë telefonat. Ata bëjnë shumë gjëra. ”

Megjithëse ai personalisht nuk ishte përballur me dhunë, Khalidi tha se i njihte shumë të tjerë që e kishin pasur atë fat.

“Të gjithë njerëzit tani, harrojnë gjithçka për shkak se i kanë kaluar kufijtë dhe, po ashtu,  ne do të duhej t’u themi se na vjen keq, po kalojmë nëpër vendin tuaj … Ishte e nevojshme ta bëja”.

 

Aktivisti: ‘Është keq e më keq’

Diego Menjibar, një aktivist nga OJQ ‘No Name Kitchen’, tha për BIRN:

“Ata janë rrahur me shkopinj në kufij. Gjithashtu, me grushta, duke i shkelmuar. Ne kemi shumë raste, për çdo javë, mer njerëz të rrahur me shkopinj, të rrahur fizikisht, me dhunë verbale dhe, disa prej tyre, ishin alivanosur trksa po rriheshin, kështu që ne kemi një mjek prezent këtu “.

Menjibar po fliste Brenda një fabrike të përdorur në Sid, e cila tani është e mbushur me çadra për emigrantët dhe refugjatët. Mesatarisht, 100 kalojnë përmes kampit çdo ditë.

“Ne flasim me njerëzit në takimet tona dhe dëgjojmë atë që thonë ata se secilën herë ështëkeq e më keq” tha ai.

 

Të rrahur nëpër këmbë

Në prill, transmetuesi zviceran SRF dhe ekuipazhi i programit televiziv “Rundschau” i kaloi tri javë nëpër fushat e kufirit boshnjako-kroat duke biseduar me migrantë dhe refugjatë në momentin kur ata po ktheheshin prapa nga policia kroate.

“Unë po vrapoja pas këtyre njerëzve kur ata zbritën [pasi u dëbuan],” i tha BIRN gazetari i SRF Nicole Vogele. “Isha në dijeni se tani ajo për të cilën vërtetë kemi nevojë është një linjë e plotë e provave”.

Në maj, SRF transmetoi një pjesë televizive ku shfaqej policia kroate duke i shtyrë mbërthyer migrantët dhe refugjatët në drjtim të Bosnjes. Vögele tha se shumë prej tyre kanë marrë lendime në këmbët e tyre si pasojë e rrahjes me shkopinj nga policia.

“Shumica e tyre mi tregonin pjesën e poshtme të këmbëve”, tha Vögele. “Dy ditë më vonë, i pyeta nëse kishin të njëjtat mavijosje, sepse vetëm një orë pas rrahjes, siç mund të imagjinosh, mund të vëresh një mavijosje të kuqe aty. Megjithatë, dy ditë gjithçka duket qartë. ”

Në raportin e SRF, një familje afgane, duke përfshirë fëmijët e vegjël, foli për ndalesën që u ishte bërë atyre nga policët kroatë.

“Ata i drejtuan armët e tyre në drejtim tonin dhe thanë ‘Stop’. Ishim shumë të frikësuar dhe qanim,” tha më i moshuari prej fëmijëve. Kur familja kërkonte azil, policët kishin qeshur dhe u kishin thënë se do t’u jipnin “azil boshnjak” – që nënkupton se do të deportoheshin përsëri në Bosnje.

Lendimet

OJQ Qendra për mbrojtjen e azilit, me seli në Serbi, ka mbledhur gjithashtu dëshmi të shumta në lidhje me brutalitetin e policisë kroate.

Në fund të prillit, Rados Djurovic, drejtori i qendrës, tha se rastet e dhunës ishin në rritje.

Kjo OJQ gjithashtu ka mbledhur dëshmi të familjeve të emigrantëve, duke përfshirë fëmijët, të uritur e të lodhur dhe duke kthyer prapa ilegalisht në Serbi nga policia hungareze.

Mohimi nga policia

Zyra e ombudspersonit kroat tha se kishte vepruar në më shumë se 50 raste lidhur me refugjatët dhe emigrantët.

Rastet “shpesh përfshijnë ankesa për arsye të ndryshme, duke përfshirë edhe trajtimin nga policia”, tha kjo zyrë në një përgjigje me shkrim për BIRN.

Shumica e ankesave kanë të bëjnë me policinë kroate dhe hungareze

“Ankesat kanë të bëjnë me lloje të ndryshme të dhunës, nga goditjet me duar dhe me shkopinj deri teek kafshimi nga qentë zyrtarë”, tha kjo zyrë.

Qendra shëndetësore lokale në Bihac, në Bosnjën veriperëndimore, tha se kishte qenë dëshmitare e deri në 10 raste të lëndimeve të dhunshme çdo muaj, “por lëndimet bëhen nga subjekte të ndryshme, pra konfliktet brenda vetëtë emigrantëve, palëve të treta dhe/apo policisë”.

Ministria e brendëshme e Kroacisë tha se kishte shqyrtuar të gjitha ankesat për masat e tepruara shtrënguese kundër migrantëve dhe se për asnjërin prej ketyre rasteve nuk kërkohej hetim i mëtejshëm kriminal.

“Në të gjitha këto raste, janë kryer inspektime të detajuara në terren nga administratat e policisë, dhe deri më tani në asnjë nga rastet nuk është gjetur se zyrtarët e policisë kanë përdorur mjete për përdorimin e forces kundër migrantëve”, tha ai për BIRN.

Ministria shpreh respektin e saj për të drejtat themelore dhe dinjitetin e emigrantëve duke theksuar se ka përdorur “procedurën e përcaktuar për kthimin në vendin nga ku ata kanë hyrë ilegalisht në Republikën e Kroacisë”.

“Emigrantët shpesh akuzojnë rrejshëm zyrtarët policorë për përdorimin e dhunës e dhunës, duke shpresuar se akuzat e tilla do t’i ndihmojnë ata për të bërë një përpjekje të re për të hyrë në Republikën e Kroacisë dhe të vazhdojnë udhëtimin e tyredrejt vendeve të destinacionit”, tha ai.

Në Bosnjë, një zëdhënës i policisë në kantonin Una-Sana, ku gjendet Bihaci, tha se policia nuk kishte marrë asnjë ankesë që ka të bëjë me dhunën kundër migrantëve dhe refugjatëve nga policia boshnjake.