foto-ilustrim

ASK: Aty ku u rrit puna në tregtinë me pakicë, u pakësua punësimi

Në tre muajt tetor-dhjetor të 2018-ës, tregtia me pakicë në dyqane të specializuara të mallrave kulturore dhe argëtimit u rrit për 15 përqind në krahasim me tre muaj më parë, më e lartë për 40 përqind ishte edhe në raport me periudhën e njëjtë të 2017-ës.

Në anën tjetër punësimi u pakësua te kjo kategori e tregtisë me pakicë dhe u rrit në sektorë tjerë, përderisa kishte rritje te tregtia me pakicë e mallrave të tjerë.

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikoi “Statistikat Afatshkurtra të Tregtisë me Pakicë” për tremujorin e katërt të vitit 2018.

Sipas ASK-së, tregtia me pakicë në dyqane të specializuara për mallra kulturore dhe të argëtimit është rritë mbi 15 përqind më shumë në krahasim me tre muaj më parë.

“Në bazë të të dhënave të publikuara vërejmë se në TM4 2018, krahasuar me TM3 2018, kishte rritje te: Tregtia me pakicë e mallrave kulturore dhe të argëtimit, në dyqane të specializuara për 15.3%; Tregtia me pakicë jo në dyqane, tezga ose tregje për 4.6%; Tregtia me pakicë në dyqane jo të specializuara për 2.1%; Tregtia me pakicë e produkteve ushqimore, pijeve dhe duhanit, në dyqane të specializuara për 1.6%; dhe Tregtia me pakicë e pajisjeve të tjera shtëpiake në dyqane të specializuara për 0.2%”, thuhet në komunikatë.

Derisa gjatë këtij tremujori pati rënie te: Tregtia me pakicë e mallrave të tjerë në dyqane të specializuara -9 përqind; tregtia me pakicë e pajisjeve informatike dhe të komunikimit, në dyqane të specializuara -3.1 përqind; dhe Tregtia me pakicë e karburantit për automjete, në dyqane të specializuar -1.0 përqind.

Tregtia me pakicë e mallrave kulturore dhe argëtimit u rrit në tre muajt tetor-dhjetorë për 40.3 përqind më shumë se në raport me periudhën e njëjtë të vitit 2017-të. Me rritje ishin edhe kategoritë tjera.

“Në TM4 2018 kishte rritje, krahasuar me TM4 2017, te: Tregtia me pakicë e mallrave kulturore dhe të argëtimit, në dyqane të specializuara (40.3%); Tregtia me pakicë e prodhimeve ushqimore, pijeve dhe duhanit, në dyqane të specializuara (39.2%); Tregtia me pakicë jo në dyqane, tezga ose tregje (27.2%); Tregtia me pakicë e pajisjeve të tjera shtëpiake në dyqane të specializuara (25.9%); Tregtia me pakicë në dyqane jo të specializuara (19%); Tregtia me pakicë e karburantit për automjete, në dyqane të specializuar (14.5%)”, bën të ditur komunikata e ASK-së.

Derisa, rënie ka shënuar: Tregtia me pakicë e pajisjeve informatike dhe të komunikimit, në dyqane të specializuara -11.5 përqind; dhe tregtia me pakicë e mallrave të tjerë në dyqane të specializuara -10.6 përqind.

Në tregtinë me pakicë ku u rrit puna, u pakësua punësimi

ASK tregon se në tremujorin e katërt të vitit 2018 krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2018, rritje të numrit të punëtorëve ka: Tregtia me pakicë e mallrave të tjerë në dyqane të specializuara 6.1 përqind, tregtia me pakicë e pajisjeve informatike dhe të komunikimit, në dyqane të specializuara 4.2 përqind, tregtia me pakicë në dyqane jo të specializuara 0.2 përqind.

Më së shumti rënie të numri të punësuarve kishte tek tregtia me pakicë e mallrave kulturore dhe të argëtimit.

“Derisa rënie kanë shënuar: Tregtia me pakicë e mallrave kulturore dhe të argëtimit, në dyqane të specializuara (11.8%), Tregtia me pakicë e karburantit për automjete, në dyqane të specializuar (6.6%), Tregtia me pakicë e produkteve ushqimore, pijeve dhe duhanit, në dyqane të specializuara (5.2%), Tregtia me pakicë jo në dyqane, tezga ose tregje (2.2%) dhe Tregtia me pakicë e pajisjeve të tjera shtëpiake në dyqane të specializuara (0.3%)”, thuhet në indeksin e ASK-së.

Tregtia me pakicë e mallrave të tjerë u rrit edhe në raport periudhën e njëjtë të vitit 2017-të.

“Në tremujorin e katërt të vitit 2018 krahasuar me tremujorin e njëjtë të vitit 2017, Tregtia me pakicë e mallrave të tjerë në dyqane të specializuara 47.1%, Tregtia me pakicë jo në dyqane, tezga ose tregje 28.6%, Tregtia me pakicë e pajisjeve informatike dhe të komunikimit, në dyqane të specializuara 26.8%, Tregtia me pakicë e pajisjeve të tjera shtëpiake në dyqane të specializuara 9%, Tregtia me pakicë në dyqane jo të specializuara 5.4%, Tregtia me pakicë e produkteve ushqimore, pijeve dhe duhanit, në dyqane të specializuara 1.3%”, tregon raporti i ASK-së.

Tutje ASK tregon se rënie gjatë këtij tremujori ka shënuar: Tregtia me pakicë e mallrave kulturore dhe të argëtimit, në dyqane të specializuara 20.6 për qind dhe Tregtia me pakicë e karburantit për automjete, në dyqane të specializuara 1.3 përqind.