ASHAK promovon tri botime të saja në Austri

Akademia e Shkencave dhe Arteve e Kosovës do të promovojë nesër në Vjenë të Austrisë disa nga botimet e saj më të reja.

Përmes një komunikate për media, ASHAK njofton se nesër, më  12 qershor 2019 në orën 18 në Institutin për Kohën e Re dhe hulumtimin e historisë bashkë­kohore të Akade­misë Austriake të Shkencave  mbahet përurimi i tri botimeve të reja të Seksionit të Filologjisë.

Sipas komunikatës në Vjenë do të promovohet veprat: “Gramatikë e krahasuar e gjuhëve të Ballkanit I. Krahasim morfologjik-tipologjik i shqipes me gjuhët e tjera të Ballkanit”, e  Wilfried Fiedler, anëtar i jashtëm i ASHAK-ut; “Studimet albanistike në vendet ku flitet gjermanisht”, dhe “Gjurmime linguistike-historik e kulturore në fushën e shqipes”  (1923) të Norbert Jokl, botuar gjermanisht dhe shqip.

Për të gjitha këto botime do të flasin akademik  Rexhep Ismajli, anëtar i ASHAK-ut, akademik  Wilfried Fiedler, anëtar i jashtëm i ASHAK-ut dhe Prof. Dr. Heiner Eichner, anëtar korrespondent i Akademisë Aus­triake të Shkencave.

Pjesë e këtij promovimi do të jetë dhe sekretari i Seksionit të Filologjisë së ASHAK-ut, akademik Eqrem Basha.

Gjatë këtij promovimi do të paraqiten dhe botimet e tjera në fushën e filologjisë të këtij Seksioni të ASHAK-ut, në mënyrë të veçantë botimet e projektit afatgjatë për botimit të veprave të albanologëve të traditës.