AShAK Bëhet me 15 Akademikë të Rinj

AShAK ka bërë përzgjedhjen e tre anëtarëve të rregullt, tetë anëtarëve korrespodentë dhe katër anëtarë të jashtëm.

Anëtarët e rregullt janë Zejnullah Rrahmani nga Seksioni i Gjuhësisë dhe Letërsisë, Anton Berishaj dhe Jusuf Bajraktari nga Seksioni i Shkencave Shoqërore.

Ndërkaq anëtarë korrespodentë janë zgjedhur Bardh Rugova dhe Kujtim Shala nga Seksioni i Gjuhësisë dhe Letërsisë, Frashër Demaj, Gjyljeta Mushkolaj dhe Justina Pula, Muhamedin Kullashi nga Seksioni i Shkencave Shoqërore dhe Fetah Podvorica dhe Myzafere Limani nga Seksioni i Shkencave Natyrore.

E anëtarë të jashtëm të Akademisë janë zgjedhur Bahri Beci, Kristaq Prifti, Mateo Mandala dhe Mentor Petrela.

ASHAK si institucioni më i lartë i shkencës dhe artit në Kosovë është themeluar në 20 dhjetor të vitit 1975.

Akademia ka Seksionin e Gjuhësisë dhe të Letërsisë, Seksionin e Shkencave Shoqërore,  Seksionin e Shkencave të Natyrës dhe  Seksionin e Arteve.

Anëtarët e Akademisë së Shkencave dhe Arteve zgjidhen çdo katër vite në seancën zgjedhore të kuvendit të saj me vota të fshehta.

Seksionet e Akademisë paraqesin propozimet për anëtarë të rregullt dhe korrespodentë të AShAK.