Fillimet e punimeve për asfaltimin e rrugës në fshatin Sodovinë e Jerlive në Viti, Foto: Komuna e Vitisë/Facebook

Asfaltohen Dy Rrugë në Komunën e Vitisë

Dy rrugë do të asfaltohen në dy fshatra të Vitisë.

Kanë filluar punimet përgatitore për asfaltimin e rrugës “Lisi i Haxhisë” në fshatin Sadovinë e Jerlive të Komunës së Vitisë.

Në këtë komunë kanë nisur punimet edhe për asfaltimin e rrugës ‘Gjelbina’ në fshatin Sllatinë e Poshtme.

Në të dy fshatrat, sipas njoftimeve komunale,  ishte i pranishëm kryetari i Vitisë Sokol Haliti.

Banorët e dy fshatrave, sipas njoftimeve, u shprehën të kënaqur për nisjen e punëve dhe falënderuan kryetarin me bashkëpunëtorë, ndërsa kryetari Haliti deklaroi se Komuna e Vitisë mbetet e përkushtuar që të realizojë projekte në interes të qytetarëve të saj dhe atë në të gjitha lokalitetet.

Asfaltimi i rrugës ‘Gjelbina’ në fshatin Sllatinë e Poshtme, Foto: Komuna e Vitisë/ Facebook

 

17 Prill 2018 - 15:39

Dorentina Kastrati 17/04/2018 - 15:39
NDËRVEPRIMI0
Prishtina Insight
NA NDIQNI

Send this to a friend