Shseshi "Adem Jashari" | Foto: Komuna e Prishtinës

Asamblisti: S’ka Shesh ‘Adem Jashari’ Pa Përmendoren e Tij

Migjen Shala, asamblist i PDK-së në Prishtinë, duke folur për nisjet e punimeve në Sheshin “Adem Jashari”, tha se ky shesh nuk mund ta ketë këtë emër nëse nuk e ka përmendoren e Jasharit

“Sheshi i Adem Jasharit nuk mundet me u quajt pa përmendoren e Adem Jasharit. Aty e kemi një përmendore të bashkim- vllaznimit. Nëse ka mundësi që kjo përmendore të hiqet, sepse nuk është as në UNESCO”, tha asamblisti Shala.

Ai kërkoi që për rregullimin e këtij sheshi të diskutohet në mbledhjen e sotme.

Kjo çështje u ngrit në votim, ndërsa asamblistët vendosën që të flitet sot për sheshin.

29 këshilltarë komunalë votuan pro diskutimeve për Sheshin “Adem Jashari”, 10 ishin kundër, ndërsa 10 nuk votuan.

Asamblisti Shala tha se edhe pse projekti i këtij sheshi është i vitit 2015, sipas tij në mandatin e kaluar nuk u bë asgjë për rregullimin e tij.

KALLXO.com shkroi për nisjen e rregullimit të Sheshit “Adem Jashari” nga Komuna e Prishtinës.

Sheshi ndodhet mes ndërtesës së Kuvendit dhe asaj të Komunës së Prishtinës.

http://kallxo.com/nisin-punimet-ne-sheshin-adem-jashari-te-prishtines/