Eman Rrahmani e Shpend Ahmeti kur ishin bashkë në VV. Foto: Eman Rrahmani/Facebook

 Asambleisti akuzon Shpend Ahmetin se ia ndaloi hyrjen në kabinet

Asambleisti i Komunës së Prishtinës Eman Rrahmani përmes një postimi në facebook ka bërë të ditur se i është ndaluar sot hyrja në kabinetin e Kryetarit të Komunës Shpend Ahmeti.

“Sot Shpend Ahmeti vendosi të më ndaloj hyrjen në Kabineti e tij, duke vendosur sigurimin para hyrjes.Qëllimi ishte të takoj nënkryetarin Selim Pacollin e jo Kryetarin” ka shkruar Rrahmani në facebook.

Këtë veprim të Krytarit Shpend Ahmeti, Rrahmani e ka cilësuar veprim  qesharak.

“Përveç që është qesharak ky veprim i tij është edhe i turpshëm në çfarë gjendje ka ardhur” ka përfunduar Rrahmani postimin e tij.