As rezoluta për KQZ-në nuk del në votim në mungesë të kuorumit

Rezoluta e opozitës e cila u kërkua të votohet pas debatit parlamentar në lidhje me bllokimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nga Presidenti, nuk doli në votim fare për shkak të mungesës së kuorumit.

Nënkryetari i Kuvendit, Xhavit Haliti tha se, nuk ka kuorum që rezoluta të dalë në votim.

“Nuk kemi kuorumin e duhur. E mbylli seancën kur krijohet mundësia për t`u votuar rezoluta e qesim në votim”, theksoi Haliti.

Ndërsa, paraprakisht propozuesi Sami Kurteshi, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, në fjalë përmbyllëse pas debatit parlamentar tha se është përpjekur ta dëgjojë më vëmendje gjithë diskutimin si dhe dha një rezyme të tijën për seancën e sotme.

“Të gjithë ata që i kam dëgjuar asnjë njeri, asnjë folës nuk ka dal që ka than nuk kërkojmë nga presidenti që ta funskionalizojë KQZ-në. PDK u deklaruar hapur kudnër që nuk e votojnë rezolutën meqë se kishin tekstin, ua ofrova të gjithëve tekstin që ka vetëm një pikë. AAK nuk u deklarua kundër, PSD nuk është deklaruar kundër, PDK tha se nuk e voton rezolutën. Nisma as kundër as për, e keqja ishte që doli jashtë tema, por Zeka e ka nënshkruar, 6+ nuk e ka nënshkruar pasi ka thënë se nuk mundet pa i pyet partnerët e koalicionit, kjo bie që s’janë të pavarur”, tha deputeti, duke kërkuar nga kolegët e tij ta votojnë rezolutën e opozitës.

Ndërkaq, deputeti i PDK-së Elmi Reçica  emori fjalën për të sqaruar situatën me tektin e rezolutës.

“Thash që nuk e votojmë rezolutën sepse është ndërhyrje në kompetencat e presidentit. Rezolutën e kemi, nuk kemi fol pa e pa se çfarë ka në të”, shtoi ai.

Kurse, deputeti Kurteshi tha se personalisht ua ka ofruar tekstin të gjitha grupeve parlamentare.

Në anën tjetër, Bilall Sherifi nga Nisma kërkoi nga deputetët që në debate të rrinë në tëmën e diskutimit.

Rezoluta e opozitës thotë se, Kuvendi i Republikës së Kosovës kërkon që dekretimi i anëtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të bëhet pa asnjë vonesë sipas kushtetutës së Republikës së Kosovës, ligjit për zgjedhje të përgjithshme në Republikën e Kosovës si dhe aktgjykimit të gjykatës kushtetuese numër KOU9/14 të datës 26 gusht, 2014.

https://kallxo.com/mungesa-e-kuorumit-pamundeson-votimin-e-rezolutes-per-shpenzimet-e-qeverise/