Zbritja më e madhe! Eksploro Stambollin me vetëm 75 euro!
Shpejtimi ju fton të përjetoni magjinë e Stambollit me një ofertë të jashtëzakonshme që nuk duhet humbur. Me një çmim prej vetëm 75 euro për person, ju mund të kaloni dy netë dhe tri ditë në një nga hotelet më luksoze të qytetit, Rotana & SPA, me pesë yje. Paketa përfshin akomodimin, mëngjesin, përdorimin e SPA-së (pishinë dhe sauna) dhe një udhëtim komod me autobus, shoqëruar me vizita në atraksionet më të njohura.
Udhëtimet janë të planifikuara për datat 5, 12, 19 dhe 26 dhjetor 2024, duke u nisur nga disa qytete të Kosovës si Prishtina, Suhareka, Prizreni, Peja, Gjakova, Gjilani, Ferizaj, Mitrovica dhe Vushtrria. Orari i nisjes varion nga ora 15:30 deri në 18:20, duke e bërë këtë udhëtim të arritshëm për të gjithë të interesuarit.
Dita e parë fillon me akomodimin në hotel dhe kohë për pushim dhe relaks. Pas kësaj, vizitorët do të kenë mundësinë të shëtisin në qendrën tregtare 212 Outlet. Më vonë, udhëtimi vazhdon drejt kodrës Pier Loti, ku mund të ngjiten me teleferik dhe të shijojnë pamjet mahnitëse të qytetit. Më pas, eksplorimi vazhdon në pjesën aziatike të Stambollit, me vizita në xhaminë madhështore Camilca dhe lagjen Uskudar, ku mund të shihet nga afër Kulla e Vajzës, një simbol ikonik i qytetit.
Dita e dytë përfshin një itinerar të mbushur me atraksione kulturore dhe historike. Vizitorët do të kalojnë kohë në Ortakoy dhe në oborrin e pallatit Dolmabahçe. Më pas do të shëtisin në Kapali Çarshinë e famshme dhe do të vizitojnë xhamitë Sultan Ahmet dhe Aya Sofia. Një nga përvojat më të veçanta është shetitja me anije në Bosfor, ndërsa për ata që dëshirojnë një eksperiencë të veçantë, darka në Urën e Gallatës është një mundësi e shkëlqyer për të shijuar atmosferën e qytetit. Dita përfundon me një vizitë në sheshin e njohur Taksim.
Ditën e tretë, pas mëngjesit dhe largimit nga hoteli, udhëtimi vazhdon drejt qytetit të Selanikut, ku do të bëhet një vizitë e shkurtër. Kthimi në Prishtinë parashikohet rreth orës 20:00.
Ndërkohë që çmimi bazë është tepër i volitshëm, disa shërbime shtesë si lundrimi në Bosfor, teleferiku në Pier Loti, kalimi në pjesën aziatike dhe darka në Urën e Gallatës janë opsionale, duke u ofruar udhëtarëve fleksibilitet për të zgjedhur sipas dëshirës së tyre. Sigurimi shëndetësor rekomandohet për një udhëtim më të sigurt.
Kjo ofertë është një mundësi ideale për të shijuar Stambollin me stil dhe për të krijuar kujtime të paharrueshme në një nga qytetet më mahnitëse të botës.
Për të përfituar nga kjo ofertë, rezervimi është i obliguar.
Për më shumë informacione dhe rezervime, vizitoni faqen e internetit në www.shpejtimi.net
ose kontaktoni numrat e telefonit: +383 44 184-195 (Viber, Whatsapp), +383 49 184-195 (Viber,
Whatsapp), +383 48 184-195 (Viber, Whatsapp) dhe +383 45 184-195 (Viber, Whatsapp).
Pagesat mund të bëhen në agjensionet e Kompanisë Shpejtimi në Prishtinë, bulevardi Bill
Clinton Dardani (038 610 081), në Suharekë, stacioni i autobusave (029 271 642) dhe në Prizren,
hyrje stacionit të autobusave (029 225 055).