VllesaPagesa dhe Mjeshtri-Hymeri nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi

Tani pagesat për ashensor dhe mirëmbajtje për kompaninë Mjeshtri-Hymeri mund ti realizojnë në të gjitha degët e VllesaPagesa, dhe atë PaProvizion.

VllesaPagesa po zgjeron gamën e shërbimeve të saj në partneritet me Mjeshtri-Hymeri, në mënyrë që të jetë sa më afër klientëve për ofrimin e shërbimeve të Mjeshtri-Hymeri në të gjitha degët e saj:

– Pagesat për mirëmbajtje të hapësirave të përbashkëta si dhe

– Pagesat pagesat për ashensor.

Tani në degët e VllesaPagesa qytetarët e Kosovës mund të kenë qasje më të lehtë në shërbimet e Mjeshtri-Hymeri.

VllesaPagesa ka degë në të gjitha qytetet në Kosovë. Në lidhjen në vijim mund të gjeni lokacionin e VllesaPagesa i cili gjendet më afër vendndodhjes tuaj https://vllesapagesa.com/lokacionet/.

VllesaPagesa është e angazhuar në vazhdimësi që qytetarëve të Kosovës tu ofroj gamë të gjerë të shërbimeve në një lokacion, lehtësi në qasje ndaj këtyre shërbimeve si dhe fleksibilitet në shumë lloje të pagesave.