Veturat nga Renault dominojnë me shitje në Kosovë gjatë muajit nëntor

Të gjithë e dimë se sa është e zhvilluar industria e veturave në Kosovë, por pak dimë për statistikat zyrtare se cila prej tyre preferohet më së shumti nga shqiptarët e Kosovës.

Sidoqoftë, statistikat zyrtare tregojnë se për muajin që lamë pas, pra për muajin nëntor, veturat nga brendi Renault prijnë me shitje në vendin tonë.

Siç mund ta shihni në fotografinë e mëposhtme, janë gjithsej 92 vetura Renault të shitura prej të cilave prijnë modelet Captur dhe Clio

Përndryshe, vlen të ceket se jo vetëm në nëntor, por veturat nga Renault vazhdimisht kanë qenë më të shiturat përgjatë 11 muajve.