Trajnohu për menaxhim të projekteve, bëje diferencën në karrierën tënde

A keni ide inovative dhe dëshironi t’i shndërroni në projekte fitimprurëse?

A dëshironi të mësoheni t’i menaxhoni dhe zhvilloni projektet tuaja?

Mënyra më e mirë për t’u bërë menaxher i projekteve është të ndiqni ndonjë trajnim profesional në një shkollë të lincecuar.

Aktualisht PBC Academy ka hapur thirrjen për trajnimin “Project Management”.

Ky trajnim do të zgjasë 4 muaj, me gjithsej 45 orë mësimore. Ligjërues do të jetë Mentor Rexhepi, i cili është i certifikuar si Certified Management Consultant.

Mentori thotë se përvojën e tij mbi 20 vjeçare në këtë fushë do ta përcjellë te pjesëmarrësit në trajnim.

“Ky trajnim fokusohet në dy tema kryesore të lidhura në pjesën e kërkuar të programit: Menaxhimi i projektit dhe menaxhimi i ndryshimeve. Studentët në këtë trajnim do të përfshihen në mënyrë të pashmangshme në menaxhimin e projekteve të sistemeve të informacionit dhe si rezultat, në menaxhimin e ndryshimeve që paraqesin projektet”, thotë Rexhepi.

Gjatë trajnimit studentët pritet që të përgatisin konceptet e një projekti ideor dhe caktimin e ekipit, në mënyrë që të praktikojnë atë se çka mësojnë përgjatë kësaj kohe.

Çmimi i këtij trajnimi është 199 euro. Andaj, sponsorizoni të ardhmen tuaj sepse investimi në edukim është gjithmonë i kthyeshëm.

PBC Academy është shkollë profesionale e akredituar nga Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve dhe ka licencën e punës nga MASh.