Top 10 dekorimet që duhet t’i keni për festat e fundvitit!

Viti i Ri po afrohet dhe po sjell atmosferën e festave, të cilën thuajse të gjithë njerëzit e presin me plot gëzim gjatë tërë vitit.

Një gjë çfarë e karakterizon fundin e vitit janë edhe dekorimet e ndryshme, të cilat e bëjnë çdo ambient të duket më i ngrohtë e më komod.

Marrë parasysh këtë, më poshtë ju sjellim top 10 dekorimet të cilat gjenden në JYSK dhe që duhet t’i keni në shtëpinë tuaj për festat e fundvitit.

Bredhi dhe dekorimet!

Nuk mund të ketë atmosferë festive në një ambient ku bredhi nuk është prezent!

JYSK ofron bredh NIDUD me gjatësi 180 centimetra dhe me ngjyrë të gjelbër, të cilin mund ta zbukuroni me dekorimet SNORRE me LED.

Bredh ndriçues

Nëse veç dëshironi që këtë vit të bëni diçka më ndryshe, atëherë ju rekomandojmë bredhin ndriçues PEKTOLIT, i cili vjen me një gjatësi prej 150 centimetrave dhe ndriçim LED.

Është i përshtatshëm për ta vendosur kudo dhe një gjë është e garantuar: nuk ka ambient që nuk e zbukuron!

Kurora dekoruese Fenja

Kurorat dekoruese janë prej aksesorëve më të preferuar, të cilat me thjeshtësinë e tyre mund të vendosen në dyer, dritare apo kudo tjetër për ta bërë ambientin më të ngrohtë.

Këto kurora që gjenden në JYSK vijnë me ngjyrë të gjelbër dhe ndriçim LED.

Fener GYME

Fenerët me ndriçim LED GYME vijnë me dy ngjyra: të ari dhe të argjendtë.

Këta fenerë kryesisht shërbejnë si dekorues shtesë për atmosferë festive.

Skenë kërshëndellash Purpurit

Babadimri e dordoleci vijnë si zbukurues në skenën e kërshëndellave duke shërbyer si shenjë se dimri e festat kanë ardhur!

Mbajtës për qirinj

JYSK është përkujdesur që të sjell edhe mbajtës të ndryshëm për qirinj, në mënyrë që ambienti juaj të duket më unik sesa çdo herë tjetër!

Varësisht nga preferenca, ju mund të zgjedhni mbajtës qirinjsh EPIDOT me 7 drita LED apo mbajtës qirinjsh ANDRADIT.

Mbulesë tavoline GIRLANDER

Me dizajn tërësisht festiv dhe me ngjyra të kuqe, mbulesa vjen me madhësi 40x150cm.

 

Babadimri në ski

Aksesorin dekorues babadimrin Hervard, i cili vjen me ngjyrë të bardhë e madhësi prej 41 centimetrave, mund ta vendosni kudo që dëshironi sepse është shumë praktik. Në karrige, afër dritares apo kudo tjetër, ky babadimër duket i mahnitshëm!

Këto produkte mund t’i gjeni në dyqanet e JYSK, por mund t’i porositni edhe online, ku kompania ju garanton siguri, saktësi dhe transport të shpejtë.

Këtë mund ta bëni duke zgjedhur produktin në www.jysk-ks.com dhe të kontaktoni në 0800 10 500 (pa pagesë) apo përmes rrjeteve sociale.

Për më shumë info, vizitoni faqen e JYSK në Facebook duke klikuar këtu.