TEB dorëzoi donacionin e dytë në SHSKUK

Donacioni i radhës ka të bëjë me 10 copë pompa infuzive (perfuzomat) elektronike të cilat pritet të përdoren në reparte të ndryshme të SHSKUK-së.

Banka TEB ka dorëzuar donacionin e dytë për Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovë (SHSKUK) në Prishtinë brenda një periudhe tre mujore.

Pas donacionit të parë që ishte kërkesë emergjente për mbrojtjen e mjekëve në Klinikën e Infektivës gjatë trajtimit të pacientëve me virusin COVID-19, sot është ndarë donacioni i dytë me 10 copë pompa infuzive (perfuzomat) elektronike për trajtime me oksigjen dhe shiringa te specializuar per këto pajisje.

Drejtori menaxhues i TEB Sh.A., Orcun Ozdemir tha se përkrahja e Bankës nuk do të mungojë edhe në të ardhmen. “Në këtë kohë ne si Bankë marrim përgjegjësinë tonë sociale koorperative dhe mendojmë se të gjithë duhet të përkrahim iniciativat në përkrahje të mjekësisë në këtë kohë të jashtëzakonshme. Puna të cilën po e bëjnë mjekët është e jashtëzakonshme dhe të gjithë duhet të qëndrojmë pranë tyre. Përkrahja jonë nuk do të mungojë edhe në të ardhmen”, tha ai.

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të SHSKUK-së, Valbon Krasniqi falenderojë Bankën TEB për ndihmën e ofruar. “Ju falenderojmë për ndihmën e dhënë dhe ju sigurojmë se këto pajijsje do të janë në shërbim të klientëve, ndërsa është detyrë e jonë të ju sigurojmë se do të përdoren dhe mirëmbahen në mënyrën më të mirë”, tha ai.

TEB Bankë për një botë në lëvizje!