SUPERKUPA E FRANCËS NË SHTËPINË E SPORTIT ARTMOTION

 

Superkupa e Francës e njohur si “Trofeu i Kampionëve” hap sezonin e ri në futbollin evropian e po ashtu nis edhe epokën fantastike me spektakël, gola të bukura dhe emocione fantastike në platformën Artmotion.

Të dielën e 1 gushtit vikendi mbyllet në mënyrën më të mirë të mundshme në Art Sport, pasi direkt nga Tel Avivi i Izraelit vjen ndeshja mes triumfuesve të Ligue 1 në sezonin e kaluar, Lille dhe fituesve të Kupës së Francës, Paris Saint Germain.

Kampionët e Lille do synojnë që ta arrijnë për herë të parë në histori fitoren e këtij trofeu kurse “milionerët” e PSG veçse kanë fituar 10 sosh dhe janë skuadra më e suksesshme franceze në këtë kompeticion.

Trofeu i parë i këtij sezoni të ri në top ligat evropiane festohet në Artmotion, por se a do e fitojnë atë PSG e Neymar dhe Mbappe apo Lille do bëjë edhe një tjetër befasi, këtë gjë e mësojmë në Art Sport 1 të Dielën me fillim nga ora 21:00.