Artikull i Sponsoruar nga Artmotion

Shumë sport në platformën Artmotion, sezoni i ri në ligat më të forta të botës sjellë shumë ekskluzivitete

Muaji gusht sjellë startin e shumë prej ligave sportive më të spikatura në botë, të cilat ndiqen me masë të madhe edhe në vendin tonë teksa platforma numër një në vend, Artmotion për abonuesit e saj ofron të gjitha ndeshjet më të mira dhe spektakolare.

Me mbi 40 kanale duke përfshirë ato të Sport, KSport, SuperSport, ArenaSport dhe NBA TV, Eurosport, Liverpool TV etj… ju mund të ndiqni të gjitha garat sportive që mund t’i mendoni dhe të informoheni mbi më të rejat e fundit nga futbolli, basketbolli, tenisi dhe sportet e tjera.

Që nga fillimi i muajit gusht e deri më tani, kur kanë kaluar diçka më shumë se një javë, kemi mundur të përjetojmë së bashku fillimin e kampionateve si Premier Liga, Bundesliga dhe Ligue 1, teksa duke filluar nga kjo fundjavë emocionet do të jenë edhe më të forta me ndeshjet e xhirove të para nga BKT Superliga, Serie A dhe La Liga ku do të mund të shihni skuadrat tuaja të preferuara në aksion ndaj njëra-tjetrës.

I gjithë ky spektakël do të pasurohet edhe më shumë gjatë fundit të muajit kur do të ndjekim së bashku shortin e UEFA Champions League e më pas do të përjetojmë edhe emocionet e forta nga faza e grupeve.

Për meraklinjtë e basketbollit, po ashtu kënaqësitë nuk do të mungojnë, pasi gjatë vjeshtës do të fillojnë kompeticionet shumë të dashura si Euroliga, NBA, Artmotion Superliga dhe Superliga e Femrave, teksa këtë vit do të mund të shoqërohemi edhe me kampionatin evropian të Eurobasketit ku do luajnë yjet më të mëdhenj përballë njëri-tjetrit.

Formula 1 do vazhdoj nga fundi i këtij muaji me garat e mbetura të sezonit, aty ku Max Verstappen ka krijuar distancë të madhe ndaj ndjekësve mirëpo gjithçka mund të ndryshoj me rikthimin e Ferarrit dhe Mercedes në formë të mirë, kurse shpejtësia dhe zhurma e motorëve të Moto GP, Moto 2 dhe Moto 3 do të vazhdojë të dëgjohet në kanalet Sport.

Ngjarjet ekskluzive dhe eventet më spektakolare të botës sportive tashmë i gjeni në një vend, andaj mos humbisni kohë dhe vizitoni dyqanet e Artmotion kudo nëpër Kosovë për tu abonuar në paketën më të kompletuar sportive dhe argëtuese në vend.