Shtohen 2 destinacione të reja 'low cost' drejt Lubjanës dhe Berlinit

Kompania më e madhe shqiptare Prishtina Ticket së shpejti do të operojë 2 herë në javë, të hënë dhe të premte, duke filluar nga 31 mars 2023 në drejtimin Prishtinë – Lubjanë – Prishtinë dhe nga data 1 prill 2023 nga Berlini drejt Prishtinës dhe anasjelltas.

Prishtina Ticket përveç këtyre 2 linjave ajrore do të vazhdojë me linjat e saj të rregullta drejt Zvicrës në aeroportin e Basel/Mulhouse, drejt Gjermanisë në qytetet Düsseldorf, Stuttgart, Münster Osnabrück, München, Nürnberg, si dhe drejt Suedisë në Växjö-Smaland.

Udhëtimet organizohen me kosto të volitshme ku përveç biletës së udhëtimit në çmim përfshihen edhe shërbimet e tjera si: rezervimi i ulëses, çantë dore si dhe bagazh deri në 20 kilogram – pa kosto shtesë.

Edhe pak vende kanë mbetur me çmime speciale prandaj, nxitoni dhe rezervoni biletën tuaj në

www.prishtinaticket.net ose telefononi në qendrën e thirrjeve në numrat e telefonit:

+49 7621 9165 313

+41 61 510 06 86

+383 49 200 286

+46 470 580 944

+ 386 47 774 141

Bazuar në të dhënat e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” gjatë vitit 2022 me Prishtina Ticket dhe GP Aviation udhëtuan 365.357 pasagjerë ose 12.22% të të gjithë udhëtarëve që kanë udhëtuar nëpërmjet Prishtinës.

Kontaktet në Facebook dhe Instagram.