Sharr Travel vjen me ofertat e shtatorit për pushime në Durrës dhe Vlorë

Vera pothuajse shkoi, por jo edhe ofertat e Sharr Travel, kompania liderë për turizëm sapo i ka lansuar në treg ofertat për muajin shtator.

Ruzhdi Kurtishaj, president i Sharr Travel, ka thënë se tani është kohë e përshtatshme për të gjithë qytetarët të kalojnë pushime pasi edhe procesi mësimor është shtyrë deri më 13 shtator.

“Tashmë kemi dal edhe me ofertat e verës në shtator në këto ditë të ngrohta të vjeshtës. Është një kohë e përshtatshme për të gjithë qytetarët që të kalojnë pushimet edhe në shtator kur kemi parasysh që edhe procesi në shkolla është shtyrë deri më datë 13 shtator”, ka thënë Kurtishaj.

Njëra nga to është oferta për pushime në Durrës, gjegjësisht në kompleksin ‘Fafa’ dhe tjetra për të kaluar ca ditë relaksuese në Vlorë në njërin prej tri hoteleve luksoze të ‘Regina Group’.

Presidenti i Sharr Travel, Ruzhdi Kurtishaj thotë se këto oferta do të jenë me zbritje, por ka edhe diçka tjetër që do të përfshihet në to falas.

“Ofertat e shtatorit do përfshijnë zbritje deri në 30 për qind në të gjitha hotelet që ne kemi në dispozicion. Të gjitha pushuesit dhe klientët e Sharr Travel që duan të kenë ofertën për tre ditë e më shumën në kompleksin ‘Fafa’ do kenë testin për COVID-19 gjatë kthimit në Kosovë. Nuk kanë nevojë të paguajnë 20-30 euro sa kushton ky test në Tiranë, e njëjta vlen edhe për ‘Regina Group’ në Vlorë.

Për të përfituar nga ofertat e shtatorit të Sharr Travel kontaktoni në këta numra: 044 610 015 dhe 049 610 015 ose ne faqet e rrjeteve sociale Facebook dhe Instagram.