Pamje nga Select Hill Resort, Foto: KALLXO.com

"Select Hill Resort" - mes maleve dhe perëndimit të diellit

“Select Hill Resort”  gjendet 5 kilometra nga qendra e Tiranës, në mes të malit të Dajtit.

Vetë rruga deri te ky resor me pesë yje është një rrugëtim i bukur mes gjelbërimit.

Resori ofron mundësinë për të shijuar një perëndim shumë të bukur nga pishina në ambientet e jashtme.

Pamje nga Select Hill Resort, Foto: KALLXO.com

Prapa resorit qëndron mali i Dajtit, që përveç gjelbërimit që nuk ka fund, ajrit të pastër, strehon zogjtë që zbukurojnë mëngjeset dhe mbrëmjet e pushuesve në “Select Hill Resort”.

Pamje nga Mali i Dajtit, Foto: KALLXO.com

Shërbimet ofrohen 24 orë, e cila është pikë e fortë e këtij resori.

Përveç SPA-së, pishinës në ambiente të brendshme, pishinës në ambiente të jashtme, barit, restorantit edhe bar-it pranë pishinës, resori ka edhe një sallë konferencash me kapacitet 200 persona si dhe sallën e eventeve me kapacitet 400 persona.

“Kemi dy tipologji të dhomave, dhoma standarde dhe dhoma deluxe. Një klient që vjen në hotel ka shërbimet – bad & breakfast dhe ka qasje në pishinën dimërore dhe pishinën verore, mëngjesin dhe SPA-në. Shërbimet e SPA-së janë 24 orë, ku kemi pishinën dimërore, jakuzi me hidromasazhë dhe fitnes”, ka thënë menaxheri i resorit, Andi Bulku.

Menyja e resorit është një meny mesdhetare, me produkte të mishit dhe peshkut, gjithashtu është e stilit gurme.

Pesë ditë në javë klientëve dhe pushuesve i jepet mundësia e muzikës live nëpër ambientet e restorantit ndërsa dy ose tri herë në muaj ka të ftuar special te pishina në ambientet e jashtme.

 

Menaxheri i “Select Hill Resort”, Andi Bulku është shprehur se  COVID-19 ka qenë një goditje shumë e rëndë për hotelierinë dhe turizmin në Shqipëri, i cili ka qenë një nga sektorët më të goditur.

“Fakti që jemi para sezonit na bën më të motivuar për me siguru atë lloj klientele që e kishim pothuajse të humbur gjatë pandemisë. Për një arsye shumë të fortë, e cila lidhet shumë ngushtë me pjesën e pushuesve, revieë-t e mira që kemi marrë, rating 9.5 në booking na bën më të fortë”, ka thënë Bulku.

Andi Bujku, Select Hill, Foto: KALLXO.com

Bulku ka treguar se 90% e turistëve të resorit janë nga Kosova dhe sipas tij interesi i turistëve kosovarë është në rritje e sipër duke qenë se i përshtatet më së miri shërbimeve që i ofron “Select Hill Resort”.

Menaxheri i agjencisë turistike “Fibula”, Shpëtim Turku, ka thënë se  ndër destinacionet kryesore prej pushuesve nga Kosova është Shqipëria, Turqia dhe Mali i Zi.

“Shkaku që kemi hendikep me COVID dhe që nuk e kemi ende liberalizimin e vizave. Ne kryesisht merremi me paketa të aranzhimeve të pushimeve. Pas COVID-it ka ndryshu gjithçka, ka ndryshu edhe koncepti i jetës edhe koncepti i turizmit. Njerëzit janë të etur për me dalë jashtë, për me shëtitë, për me pushu. Interesimi është i ngjashëm me vitin 2019 sepse vitit 2020 ka qenë dështim për turizëm”, ka thënë Turku.

Shpëtim Turku, Fibula, Foto: KALLXO.com

Vendi më i frekuentuar nga kosovarët është Shqipëria, pasi është afër edhe njerëzit shkojnë me vetura ndërsa vendi i dytë është Turqia.

“Kemi fluturime charter për Antalia dhe Bordum, sivjet Bodrumi është risi. Për në Antalia kemi 10 fluturime në javë ndërsa për në Bodrum e kemi një fluturim në javë. Ka pushim në Turqi prej 299 euro, 7 ditë me biletë të aeroplanit, me transfer edhe me krejt por ka edhe çmime edhe më të larta, deri në 2 mijë euro për person, varet cilin hotel e zgjedhin”, ka deklaruar Turku.

Ai ka thënë se sipas planifikimeve, rritja e interesit për pushime është rreth 15% më shumë se në vitin 2019, një vit para pandemisë.

“Se vitin 2020 nuk e marrim për bazë se ka qenë dështim”, ka përfunduar Turku.