Reforma në fiskalizim e propozuar nga Ministria e Financave mund ta kthej gjithë procesin në pikën zero

Artikull i Sponzorizuar nga Enternet

Procesi i fiskalizimit i nisur një dekadë më parë, jo rrallë herë është përballur edhe me sfidat e saja. Vënia në kontrollë fiskale e bizneseve në vend, ka sjellë një qëndrueshmëri financiare për Kosovën, falë edhe përkushtimit dhe qëndrueshmërisë së operimit të të gjitha palëve të përfshira. Megjithëkëtë, shumë herë bizneset kanë arritur që të evitojnë fiskalizimin, kjo falë edhe hapësirave ligjore dhe mungesës së kontrollës në terren.

Disa nga sfidat e vazhdueshme që ky proces të përmbyllet suksesshëm kanë qenë edhe ndryshimet e shpeshta në legjislacionin në fuqi dhe në normat e vendosura nga institucionet e vendit përkitazi me fiskalizimin.

Në shumë tryeza, me akterë të ekonomisë është thënë se shpesh herë reformat fiskale që janë vendosur nga institucionet përkatëse, nuk kanë qenë të mirëmenduara dhe për më tepër e kanë kthyer nga e para gjithë këtë proces.

Për Odat Ekonomike, ndryshimet e shpeshta në legjislacioni fiskal në fakt në disa raste edhe e kanë penguar zhvillimin e këtyre bizneseve, për faktin se atyre u është dashur që në vazhdimësi të adoptojnë rregulla dhe kosto të reja.

Edhe për operatorët ekzistues në shitjen dhe mirëmbajtjen e arkave fiskale, reformat fiskale kanë sjellë pengesa, të cilat domosdo janë transmetuar edhe te bizneset.

Për Edip Gashin nga kompania “Enternet’ një nga 5 operatorët e licencuar për shitjen e arkave fiskale, ndryshimet e shpeshta në ligjet dhe rregulloret e punës sa i përket fiskalizimit, më së shumti kanë ndikuar për të keq te vet bizneset.

“Nëse një biznes deri tani ka punuar me një pajisje, një tarifë apo një rregull ligjore, ai është mësuar me të dhe kësisoj e aplikon suksesshëm në punën ditore. Çdo ndryshim atyre u shkakton humbje kohe dhe humbje monetare e shpesh herë i detyron që të punojnë “në të zezën”, ka shtuar Gashi.

Sipas Gashit, udhëzimi i ri administrativ i inicuar nga Ministria e Financave mund të sjellë përmbysje të sistemit të tanishëm, jo vetëm për operatorët, por edhe për bizneset e mbi të gjitha për Admistratën Tatimore, të cilës i ngarkohet një tjetër detyrë, ajo e kontrollit teknik dhe monitorimit, për të cilin obligim, ky institucion nuk ka kapacitete njerëzore.

“Ne si kompani i kemi përcjellë këto komente te Ministria e Financave dhe komisioni përkatës. Përveç mundësisë që procesi të mos mund të kontrollohet nga vet ATK, është edhe një tjetër sfidë, ajo se sa mund të funksionojnë operatorët me këto rregulla. Nëse këta të fundit nuk arrijnë të përshtaten, procesi i fiskalizimit do të mund të bie në pikën zero, e kjo më së shumti mund të ndikojë te bizneset por edhe në buxhetin e shtetit”, ka shtuar Edip Gashi.

Gashi ka sqaruar se tani më lirë së kur kompania Enternet ka ofruar çmimet më të lira në treg për Arkë Fiskale me të gjitha shërbimet përcjellëse, duke nisur nga 9.99 euro në muaj dhe gjithashtu për klientët e kahershëm ka zbritur çmimin në vetëm 50 euro(+Tvsh) për shërbimin e kontrollit të rregullt teknik dhe abonimit vjetor.

 

Reformat për arkat fiskale, a do të hiqet kontrolli i detyrueshëm çdo 24 muaj?

Artikulli është i sponzorizuar nga Enternet