Qumështorja 'Drena' me njoftim për fermerët dhe pikat grumbulluese të qumështit

Qumështorja “Drena” ka ftuar fermerët dhe pikat grumbulluese që në rast se nuk kanë ku të dorëzojnë qumshtin, të lajmërohen tek ta.

Kompania ka falendëruar konsumatorët teksa shtojnë se me rritjen e numrit të tyre po rritet edhe kërkesa për qumësht të freskët.

“Duke ju falemnderuar konsumatorëve tanë të nderuar numri i të cilëve po rritet në vazhdimësi, po rritet edhe kërkesa për qumësht të freskët. Duke mos dashur për të prishur harmoninë mes fermerëve dhe përpunuesëve, njëherit duke ju ofruar mundësinë e parë fermerëve Kosovarë, ftojmë të gjithë ata që nuk kanë ku të dorëzojnë qumështin të lajmërohen tek ne!”, thuhet në njoftimin e publikuar në rrjetin social “Facebook”.