Qeveritarë dhe biznesmenë nga Gjermania vizituan kompaninë Graniti në Suharekë

Përfaqësues të lartë të Qeverisë Gjermane, së bashku më shumë se 20 biznesmenë kanë vizituar fabrikën për prodhimin e mobilieve “Graniti” në Suharekë.

Delegacioni nga Gjermania ka parë nga afër punën që behët në këtë kompani, e cila nga dita në ditë është duke rritur eksportet për në shtetin Gjerman, por edhe shtete tjera të Bashkimit Evropian.

Përfaqësuesit e Qeverisë Gjermane, por edhe biznesmenët janë fascinuar nga ajo që kanë parë në këtë fabrikë dhe njëkohësisht menaxhmentit i kanë ofruar përkrahje të vazhdueshme për hapje të tregjeve të reja.

Në delegacion ka marrë pjesë znj.Anja Quiring drejtoreshë për Rajonin e Evropës Juglindore, z.Martin Gaber drejtor për Ballkani Perëndimor nga Germany Trade and Invest, z.Patrick Martens i deleguar nga bizneset Gjermane për Maqedoninë e Veriut, Shqipëri dhe Kosovë, z.Wolfgang Mursch CTO  anëtar i menaxhmentit, nënshkrues i autorizuar si dhe rreth 20 CEO të kompanive Gjermane.

Në anën tjetër drejtori i fabrikës për prodhimin e mobilieve “Graniti” në Suharekë Bajram Lumi ka falënderuar përfaqësuesit e Qeverisë Gjermane, por edhe për bizneset për vizitën dhe përkrahjen e premtuar për zgjerim të tregjeve

Përndryshe “Granti” ka një eksperiencë prej më shumë se tre dekada në prodhim dhe shitje të mobilieve.

Lumi për ketë organizim i ka falënderuar  Gesellschaft für internationale Zusammenarbeit (GIZ), BERZH, ITP, German Economic Team (GET), KDWV, ProCredit Bank Kosovë.