Që ta shlyeni kundërvajtjen menjëherë, paguani gjobat e trafikut në IBAS

Të gjithë qytetarët që janë gjobitur ndonjëherë në trafik, e dinë se sa procedura duhet kryer për të paguar e shlyer gjobën nga sistemi i Policisë së Kosovës. Përveç kësaj, të gjithë qytetarët që punojnë, e dinë se për të paguar një gjobë trafiku, është dashur të humbasin, pothuajse, një ditë pune me procedura burokratike.

Këtyre maltretimeve u ka ardhur fundi prej momentit që IBAS është licencuar nga Banka Qendrore e Kosovës si institucion financiar. Gjobat e trafikut që paguhen përmes IBAS, shlyhen menjëherë nga sistemi i Policisë së Kosovës. Për më tepër, qytetarët që hapin llogari në IBAS, fitojnë 5 euro të cilat ju zbresin shumën e faturave që paguajnë.

Me IBAS – Kundërvajtja kushton më pak.

IBAS ka sjellë risi në tregun e pagesave me faktin që në IBAS mund të paguani kurdo që ju dëshironi, 24 orë në ditë dhe 7 ditë në javë.

Për më tepër, IBAS përdorë teknologjitë e fundit të sigurisë, përfshi enkriptimin e shënimeve dhe Direktivën Evropiane PSD2, të cilat garantojnë siguri optimale.