Artikull i Sponsoruar nga Avicena

Pronari i Avicena KS, Driton Shuki, bashkëndjen festën e 28 nëntorit, dhuron 50% zbritje për Policinë e Kosovës

Në prag të festave të Nëntorit dhe në një kohë krize ekonomike ku çmimet vazhdojnë të kenë ngritje të vazhdueshme, pronari i Avicena KS, Driton Shuki mendon për pjesëtarët e Policisë së Kosovës, familjarët e tyre dhe familjeve të policëve të rënë në detyrë kështu duke ju dhuruar zbritje në të gjitha analizat rutinore biokimike dhe gjëndrrës tiroide.

Kësisoj, Avicena KS, si lider i fushës së diagnostikës në vend, në listën e gjatë të bashkëpunëtorëve tani ka shtuar edhe institucionin më të besuar në Kosovë, Policinë e Kosovës.

Marrëveshja e nënshkruar nga z.Imer Zeqiri – Kryetar i Sindikatës së Policisë së Kosovës dhe znj.Adelina Osmani – Përfaqësuese e Avicena KS; parasheh që për të gjithë anëtarët e Sindikatës së Policisë së Kosovës, pjesëtarët e Policisë së Kosovës dhe për të gjithë familjarët e policëve të rënë në detyrë, çmimi për kryerjen e analizave rutinore biokimike dhe gjëndrrës tiroide është me zbritje 50%, ndërsa në të gjitha llojet tjera të analizave është 30% nga çmimi i rregullt në ditën që pranohet shërbimi.

Për të gjithë familjarët e ngushtë të të gjithë pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, çmimi për kryerjen e analizave laboratorike është me zbritje 20% nga çmimi i rregullt në ditën që pranohet shërbimi.

Avicena KS si institucioni privat më i besueshëm i fushës së diagnostikës në vend, mendon vazhdimisht për mirëqenien e qytetarëve në vend edhe në këtë kohë jo të lehtë për të gjithë ne.

Avicena KS, jeto shëndetshëm!