Projekti i Zonës Industriale për Podujevën

 

Të dashur qytetarë, para jush keni projektin më të madh në historinë e Komunës së Podujevës. Është projekti që transformon dhe zhvillon komunën. Duke qenë në kufi dhe buzë rrugës që lidhin Kosovën me Evropën, ky projekt do ta shndërroj Podujevën në portën e zhvillimit industrial të të gjithë vendit.

Zona Industriale e projektuar në 49 parcela, me hapësira nga 6000 në 7000 metra katrorë, do të ofroj gjithë infrastrukturën dhe hapësirën e nevojshme për prodhuesit tanë, për afaristët nga mërgata dhe gjithë investitorët e huaj që duan të investojnë në Podujevë. Realizimi i zonës do ta transformoj ekonominë tonë, duke krijuar vende pune për të rinjtë e komunës sonë.