
Prishtina Mall: Përkushtim ndaj Komunitetit përmes Aktiviteteteve CSR
Prishtina Mall është më shumë sesa një Qendër Tregtare, është një pjesë e pandashme e komunitetit. Me një përkushtim të thellë për të kontribuar në mirëqenien sociale, ne kemi zhvilluar një sërë aktivitetesh të përgjegjësisë sociale, gjatë gjithë vitit. Këto iniciativa janë dëshmi e angazhimit tonë, për të sjellë ndikim pozitiv dhe për të forcuar lidhjet me komunitetin tonë.
Nga mbështetja për fëmijët në sensibilizimin për shëndetin deri te promovimi i të drejtave njerëzore dhe mbrojtja e mjedisit, aktivitetet tona janë të projektuara për të ndikuar në mënyrë të drejpërdrejtë. Përmes bashkëpunimeve me organizata vendore e ndërkombëtare, Prishtina Mall ka treguar vazhdimisht përkushtimin e saj për ndërtimin e një komuniteti më të fortë dhe më të barabartë. Kujdesi ynë ndaj nevojave të komunitetit dhe përgjegjësia e Prishtina Mall do të vazhdojë dhe do të intensifikohet edhe më tepër, gjatë viteve në vijim.
————–
Aktivitetet kryesore CSR te Prishtina Mall në 2024:
- Shoqata “Jetimat e Ballkanit” – gjatë gjithë vitit
Vendosja e arkave të donacioneve në të gjithë Qendrën Tregtare, për të mbështetur jetimët. - Aksioni i dhurimit të gjakut – 16 prill dhe 7-8 shtator
Sensibilizim për rëndësinë e solidaritetit përmes dhurimit të gjakut, me pjesëmarrje nga e gjithë Kosova. - Partneriteti me HandiKos – që nga 14 maji
Mbështetje për individët me nevoja të veçanta, përmes donacioneve dhe mjeteve ndihmëse për vizitorët. - Donacion librash – 22 maj
Pasurimi i bibliotekës së shkollës SHFMU “Rizah Matoshi” në Nikadin, Ferizaj. - Partneritet me Fakultetin Ekonomik – nga 30 maji
Mbështetje për iniciativat akademike, që fuqizojnë të rinjtë profesionistë. - Mbështetja për SOS fshatin – nga 1 qershori
Vendosja e arkave të donacioneve për mbështetje të fëmijëve në nevojë. - Muaji i Prindërimit me UNICEF – 21-30 qershor
Aktivitetet e të nxënit përmes lojës për fëmijët – duke promovuar zhvillimin holistik. - Dita Ndërkombëtare e Rinisë – 12 Gusht
Fushata UNFPA BodyRight për të adresuar dhunën kibernetike dhe sigurinë online. - Dita Botërore e Pastrimit – 20 shtator
Bashkëpunim me “Let’s Do It – Let’s Clean Kosovo”, për ndërgjegjësimin mbi mjedisin. - Mbështetje për Shoqatën e Fëmijëve me Autizëm – 26 shtator
Financimi i terapive dhe sensibilizimi për autizmin në shoqëri. - Maratona “Race for the Cure” – 6 tetor
Ndërgjegjësim për kancerin e gjirit dhe rëndësinë e kontrolleve të hershme. - Fushata e Ndërgjegjësimit për Kancerin – 11-13 tetor
Konsultime falas dhe mbështetje për të mbijetuarit e kancerit. - Dita Botërore e Diabetit – 14 nëntor
Fushatë ndërgjegjësimi për shenjat e hershme të diabetit. - 16 Ditë Aktivizmi kundër Dhunës me Bazë Gjinore – 25 nëntor deri më 10 dhjetor
Partneritet me Policinë e Kosovës për parandalimin dhe ndërgjegjësimin. - Dita e të Drejtave të Njeriut – 10 dhjetor
Mbështetje për “Medica Gjakova” për të promovuar barazinë dhe dinjitetin njerëzor. - KAEF – 15 nëntor
Programi i Bursave për të diplomuarit e Fondit Kosovaro-Amerikan të Arsimit (KAEF) ofron bursa të diplomuar në universitetet amerikane për kosovarët e talentuar, të cilët demonstrojnë një përkushtim të fortë për zhvillimin ekonomik të vendit të tyre.