Prishtina Gastronomy Festival hap edicionin e 4-të me një natë plot entuziasëm!
Ndryshe nga çdo herë, festivali nisi me një ceremoni inaguruese, ku u prezantua bari modular “Coffee & More”, një krijim i jashtëzakonshëm i “Made in Kosova”. Ky bar unik është ndërtuar nga GAMP dhe SHEHU Construction, i pajisur nga Frigo Deluxe, dhe ofron kafe të shkëlqyer të Vileta Coffee. Bari modular do të prezantohet edhe me 2-3 tetor në Berlin, në panairin më të madh tregtar shqiptar të organizuar jashtë vendit. Kjo është një mundësi e shkëlqyer për të gjitha kompanitë që ofrojnë produkte dhe shërbime të gastronomisë për të marrë pjesë dhe për të promovuar inovacionin dhe cilësinë e produkteve të tyre.
Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, znj. Rozeta Hajdari, mori pjesë në këtë inagurim, duke përgëzuar organizatorët dhe shprehu mbështetjen e qeverisë për të gjitha nismat që promovojnë produktet “Made in Kosova” për zhvillim dhe eksport.
Pas ceremonisë së hapjes, skena u pushtua nga performanca elektrizuese e Soni Malaj. Me energjinë dhe talentin e saj të jashtëzakonshëm, ajo ofroi një show të vërtetë me hitet e saj më të njohura. Atmosfera ishte e mbushur me entuziazëm, duke krijuar një fillim të shkëlqyer për festivalin.
Pjesë e programit kulinar mbrëmë ishte Japanos – një restorant me kuzhinë autentike japoneze. Vizitorët patën mundësinë të degustojnë pjatat e mrekullueshme dhe të përjetojnë shijet e veçanta të Japonisë në zemrën e Prishtinës.
Prishtina Gastronomy Festival është i destinuar të jetë një ngjarje që bashkon të gjitha gjeneratat, duke ofruar një përvojë unike ku gastronomia takohet me artin dhe kulturën. Mos e humbisni mundësinë për të qenë pjesë e kësaj feste të madhe që do të zgjasë deri më 9 gusht në sheshin “Adem Jashari”.