Prezantohet SUV e re hibride nga Renault – njihuni me Megane Conquest

Megane Conquest është një SUV e cila me strukturën fizike mund të futet në segmentin e veturave Premium, ka linja atletike dhe karakter dinamik.

Kjo veturë posedon teknologji të avancuar dhe funksionon me motor E-TECH hibrid.

Me dy ekrane digjitale, karriga e pasagjerit është e pajisur me teknologji të pasur e cila i jep theks kualitetit dhe rehatisë.

Përndryshe teknologjia hibride E-TECH është inovacion i brendit Renault duke u bazuar në përvojën e fituar me veturat elektrike dhe veturat e Formula 1.

Këtë veturë mund ta shihni edhe nga afër në autosallonin Auto Mita.