
Po, po n'Cineplexx bileta veç 2.50 euro çdo t’diel t’parë t’muajit
Cineplexx ka një mundësi fantastike për të gjithë ata të cilët nuk patën mundësi të shikojnë filmat të martën, me çmim 2.50. Këtë të diel të parë të muajit shkurt, në kuadër të ofertës Super Saver, mund të shijoni filma të shkëlqyer, për vetëm 2.50€ përsëri!
Filmat që mund të shihni për këtë ditë me ofertën Super Saver janë:
- Pasaporta
Edoni dhe Vlera janë dy të rinj të cilët duan të largohen nga Shqipëria, në mënyrë ilegale. Ata lidhen me një grup mafioz të strukturuar të cilët do t’i çojnë drejt Kanadasë, me pasaporta false. Edoni dhe Vlera duhet të bëjnë sikur janë një çift. Rruga është plot me peripeci dhe sfida.
- Gladiator 2
Nga regjisori legjendar Ridley Scott, Gladiator II vazhdon sagën epike të pushtetit, intrigës dhe hakmarrjes të vendosur në Romën e Lashtë. Vite pasi dëshmoi vdekjen e heroit të nderuar Maximus nga duart e xhaxhait të tij, Lucius (Paul Mescal) detyrohet të hyjë në Koloseum, pasi shtëpia e tij pushtohet nga perandorët tiranë që tani udhëheqin Romën me një grusht të hekurt.
- Wicked Part 1
Wicked, historia e patreguar e shtrigave të Ozit, realizohet me fituesen e çmimeve Emmy, Grammy dhe Tony, Cynthia Erivo (Harriet, Broadway’s The Color Purple) në rolin e Elfabës, një grua e re dhe e keqkuptuar për shkak të lëkurës së saj të gjelbër, që ende nuk e ka zbuluar pushtetin e saj të vërtetë dhe artisten e suksesshme fituese të çmimit Grammy, Ariana Grande, në rolin e Glindës, një grua e re e suksesshme, e karakterizuar nga privilegjet dhe ambiciet, që ende nuk ka zbuluar zemrën e saj të vërtetë.
Ndërsa, fëmijët do të ketë disa mundësi fantastike:
- Moana 2
- Mufasa: The Lion King
- Sonic the Hedgehog 3
Por, kjo nuk është e gjitha. Përveç filmave, ne do të organizojmë një event të veçantë për fëmijë nga ora 11:30 deri në 15:00, me aktivitete si facepainting dhe me 5 maskotat e Sonic, që do të sjellin shumë argëtim.
https://www.instagram.com/cineplexx_kosovo/reel/DFc13SKMvrL/?hl=en
Biletat tashmë janë në shitje, ndaj mos e humbisni mundësinë për të rezervuar vendin tuaj dhe për të kaluar një të diel fantastike në Cineplexx!