Platformë e re për blerjet online në Kosovë

Tregut të Kosovës po i shtohet edhe një platformë ku shiten produkte online, e në veçanti produkte vendore. www.dyqani.im është platfoma më e re në tregun e Kosovës për shitje dhe blerje të produkteve online. Kjo platformë ka rezervuar edhe një hapësirë të rëndësishme për prduktet vendore. Kjo për faktin se konsiderohet që produkteve vendore nuk po u ipet hapësira e nevojshme për promovim dhe shitje. Dyqani.im po inkurajon bizneset e Kosovës të shfrytëzojnë hapësirën e dedikuar për ta, në mënyrë që të rrisin shitjet e produkteve të tyre.

Të dhënat tregojnë se në Kosovë produktet vendore konsumohen shumë më pak se produktet e importuara nga vende të ndryshme të botës. Është e quditshme se shpesh herë, produkte të njejta me produktet vendore, por që vijnë nga tregjet e rajonit dhe kanë cilësi të dyshimtë, shiten shumë më shumë se ato vendore. Për të ndryshuar këtë fakt, duhet të u ipet më shumë rëndësi dhe hapësirë produkteve vendore. Për ta bërë këtë, duhet që edhe bizneset tona të ndihmojnë njëri tjetrin në ndryshimin e këtij fakti.

Platforma www.dyqani.im është krijuar që të jetë platformë e të gjithëve dhe sidomos e bizneseve kosovare. Kjo platformë është shumë lehtë e përdorshme nga klientët dhe me shumë laramani të produkteve. Klientët mund të blejnë por edhe të shesin produkte në këtë platformë, qofshin ato të reja apo të përdorura. Produktet që shiten tek www.dyqani.im, paraprakisht kontrollohen nëse janë në rregull dhe më pas vijnë tek konsumatori i fundit. Ju mund të porositni sot produktet dhe të i merrni nesër. Pagesa bëhet me para të gatshme, pasi të pranoni produktet në shtëpi.

Si rezultat i situatës së krijuar për shkak të COVID-19, bizneset dhe qytetarët e Kosovës janë përballur me vështirësi të shumta në shitjen dhe blerjen e produkteve. Për të ua lehtësuar punën bizneseve dhe qasjen në produkte qytetarëve të Kosovës në këto kohë izolimi, dyqani.im fton bizneset të plasojnë produktet e tyre në këtë platformë.

Kujdesuni për vetën dhe familjen, dyqani.im kujdeset për ju!